E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkeologet Kriza ekonomike po rrezikon trashegimine kulurore italiane

Arkeologet ne Itali po paralajmerojne se monumentet e pafund te vendit jane ne rrezik per shkak te shkurtimeve te shpenzimeve qeveritare. Keto shqetesime ngrihen pas renies se nje muri ne qytetin antik te Pompeit. 

Arkeologet e pershkruajne Pompein si dritaren me te rendesishme ne bote qe e lidh me jeten antike. Ky qytet shume i gjalle i Perandorise Romane u mbulua nga metra te tere hiri kur vullkani prane tij Mali Vezuv u be aktiv ne vitin 79 te eres sone.

Germadhat e nendheshme u zbuluan rastesisht 17 shekuj me pas. Shume prej shtepive punishteve dhe ndertesave publike u gjeten pothuajse te paprekura. Por ekspertet paralajmerojne se fale krizes ekonomike te Italise tani gjithcka eshte ne rrezik.

Ne fundin e muajit tetor nje pjese prej tete metra katroresh e nje muri rrethues u shemb pas nje shiu te forte. Nje vit me pare ishte shembur edhe Shtepia e famshme e Gladiatoreve.

Tsao Cevoli eshte president i Shoqates Italiane te Arkeologeve dhe ka punuar per nje kohe te gjate ne Pompei.

Kemi patur njoftime te reja keto ditet dhe javet e fundit mbi struktura antike qe jane duke u shembur ne Pompei. Kjo ndodh gjithmone kur ka mungese fondesh.

Presidenti italian e ka cilesuar demin si fatkeqesi kombetare. Politikanet e opozites ia vene fajin qeverise se meparshme te zotit Silvio Berluskoni qe i shkurtoi fondet per mirembajtjen e trashegimise kulturore nga 30 milione euro ne 19 milione euro.

Bashkimi Evropian po ofron ndihme. Anetari i Komisionit Evropian Johannes Hahn vizitoi Pompein pak kohe pas shembjes se murit.

Ne kemi nje program veprimi per Italine te quajtur Trashegimia Kulturore dhe nje pjese e rendesishme e ketij fondi 105 milione euro do te perdoret per te filluar punen ketu ne Pompei.

Por arkeologu Tsao Cevoli thote se ky financim me nderprerje eshte menyra e gabuar e perballjes se problemit.

Ajo qe nevojitet eshte e njejta gje si per shtepite tona pra mirembajtje e vazhdueshme dhe jo thjesht te kujtohemi cdo 20 apo 30 vjet per te nderhyre.

Zoti Cevoli kritikon autoritetet e Pompeit per harxhimin e fondeve per reklamime dhe jo per mirembajtje. Nga ana e tyre autoritetet ia vene fajin per demet shirave te rrembyeshem ne Itali.

Ato stuhi demtuan edhe monumente te tjera te famshme. Zona te nendheshme te Koloseut ne Rome u permbyten dhe disa mure u demtuan.

Zoti Tsao Cevoli thote se shkurtimet e shpenzimeve dhe mungesa e mirembajtjes po rrezikojne shembjen e shume monumenteve.

Gjate viteve te fundit eshte kerkuar ndihme urgjente per tre prej monumenteve historike me te rendesishme te Italise Pompei Koloseu dhe Muzeu Ufici ne Firence. Nese keto tre monumente kaq te famshme kane nevoje per nderhyrje urgjente atehere  ne cfare gjendje mund te jene te gjitha zonat e tjera arkeologjike ne Itali

Per shkak te krizes ekonomike te Italise zoti Cevoli eshte i shqetesuar se ne muajt e ardhshem trashegimia kulturore e vendit do te pesoje deme edhe me te medha.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›