Behet perparim ne luften kunder SIDA-s ende mbetet shume pune per tu bere

Ndersa komunitetet ne mbare globin kujtojne sot Diten Nderkombetare te SIDA-s shkalla e infeksioneve nga virusi HIV ne disa disa vende te botes po rritet ndersa ne disa rajone te tjera qendron ne nivele te njejta e te larta. Ne te njejten kohe strategji parandaluese me efektive dhe perparimi drejt nje vaksine kunder HIV-it po ngjallin shpresa te reja per ate qe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e quajti kohet e fundit krijimi i nje brezi i cliruar nga SIDA.
Objektivi per nje brez te cliruar nga SIDA mund te jete ambicioz por eshte i mundur tha Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton gjate nje forumi ne Uashington. Ajo u beri thirrje eksperteve te shendetsise shkencetareve dhe perkrahesve te kesaj kauze qe te dyfishojne perpjekjet e tyre.
Rreziqet jane te medha. SIDA semundje e shkaktuar nga virusi HIV ka shkaktuar vdekjen e 30 milion njerzve gjate 30 vjeteve te fundit. Rreth 34 milion njerez te tjere ne gjithe boten jetojne me kete virus.
Shkencetaret qe punojne per parandalimin e kesaj epidemie thone se lufta kunder SIDA-s eshte e veshtire sepse virusi qe e shkakton ate eshte i nderlikuar dhe i paepur.
Fakti eshte se sapo njeriu infektohet nga HIV-i ky virus behet pjese e materialit gjenetik te te infektuarit duke u shkrire me te dhe prandaj eshte e shume e veshtire qe te zhduket.
Rick King nen-president i qendres se vaksines ne Nismen Nderkombetare te Vaksines per SIDA-n nje partneritet publiko-privat thote se nje vaksine e efektshme kunder HIV-it mund te jete gati brenda 5 vjetesh megjithese ende ka pengesa.
Miliona viruse qarkullojne njekohesisht dhe ato jane mjaft te ndryshme nga njeri tjetri saqe duhet nje vaksine qe mbulon te gjitha llojet e viruseve pra qe i bllokon te gjitha ato.
Ne nje studim te fundit te Kombeve te Bashkuara thuhet se programet e parandalimit dhe kurat e ndryshme kane ulur vdekjet nga SIDA si dhe shkallen e infeksionit nga HIV-i. Por ne disa rajone thote drejtori ekzekutiv i agjencise se OKB-se per SIDA-n Michel Sidibe statistikat tregojne se kjo epidemi po perhapet me shume.
Rajonet me probleme me serioze vazhdojne te jene Evropa Lindore dhe Azia Qendrore ku sipas raportit gjate 10 vjeteve te fundit jane shtuar infeksionet me 250 per qind.
Dr. Anthoni Fauci drejtor i Institutit Kombetar Amerikan te Semundjeve Alergjike dhe Infektive thote se ekziston nje shpjegim i thjeshte i ndryshimeve te medha nga nje rajon ne tjetrin sjelljet teper te rrezikshme te vete njerzve.
Perdorimi i drogave me inxheksion shitja e seksit per droge jane mes formave me te rrezikshem te perhapjes se virusit HIV. Dhe si rezultat perhapja e infeksioneve me HIV ne disa vende eshte ne rritje dhe ne disa vende te tjera eshte ne renie.
Zoti Sidibe i Agjencise se OKB-se per SIDA-s thote se Afrika e Jugut eshte shembull i mire i nje vendi qe perpiqet te veje nen kontroll kete semundje.
Afrika e Jugut analizoi me shume se 14 milion njerez dhe uli cmimin e ilacit me 52 per qind nderkohe qe ngriti numrin e njerzve qe i nenshtrohen kurave.
Ndersa ekzpertet e shendetit publik pershendesin perparimin e bere drejt parandalimit te virusit HIV dhe SIDA-s qe ai shkakton ata thone se do te kete nevoje per me shume mbeshtetje nga vendet donatore dhe nje perdorim me te mire te burimeve ne menyre qe ti jepet fund epidemise dhe qe te permbushet objektivi i krijimit te nje brezi te cliruar nga SIDA.