Shqiperi Homazhe per Sabri Godon
Ne Shqiperi sot u zhvilluan homazhet ne nderim te nje prej figurave te rendesishme te jetes publike e politike shqiptare Sabri Godos i cili u nda nga jeta dje ne moshen 82 vjecare pas nje semundjeje te rende. Qeveria shpalli zi kombetare dhe sot trupi i tij u vendos ne hollin e hyrjes se parlamentit shqiptar ku ai per dy legjislatura kishte qene deputet.
Ne mesazhet e shumta per humbjen e tij te gjithe vleresuan rolin e tij moderator ne politike dhe kontributin e tij ne letrat shqipe dhe ceshtjet qe lidheshin me interesat kombetare
Nje varg i gjate njerezish per dy ore nderuan sot nje prej personazheve te rendesishem politik te pas viteve 90 zotin Sabri Godo. Ne mesdite trupi i tij u percoll nga banesa ku kishte preferuar te mbyllte syte pas qendrimit ne spital ku mjekimet nuk arriten dot te mposhtnin semundjen e rende qe e kish goditur prej disa muajsh.
Perpara se ti jepej lamtumira e fundit arkemorti i mbuluar me flamurin kombetar u vendos ne hollin e godines se parlamentit ku ai kishte dhene kontributin e tij si deputet ne dy legjislatura. I pozicionuar ne krahun e djathte te politikes shqiptare qe kur me 1991 themeloi partine republikane duke mbetur edhe pas terheqjes ikona e pazevendesueshme e kesaj force politike zoti Godo u percoll sot nga te majte e te djathte nga te njohur te shumte e personazhe te jetes publike te vendit. Ashtu si dhe dje kur mesazhet qe shprehnin keqardhjen per ndarjen e tij nga jeta edhe sot per ti bere nderimet e fundit ne ceremonialin shteteror moren pjese autoritetet me te larta te vendit.
Nuk munguan edhe perfaqesuesit me ne ze diplomatik ne Tirane. As edhe ata fetar.
Ndonese i shkeputur nga nje angazhim direkt partiak zoti Godo nje nga hartuesit e kushtetutes se vendit ruajti nje vend te rendesishem ne skenen politike. Aty ku do te kishte debate te ashpra aty ku do te shfaqeshin konflikte mendimi i tij do te thirrej per peshen e rende dhe forcen e arsyes.
Te gjithe thuajse ne menyre unanime i njohen atij rolin moderator dhe fjalen e urte trashegimine e lene pas me vepra letrare si dhe angazhimin e tij te perhershem ne ceshtjet qe lidheshin me interesat kombetare te vendit.
Ne skenen e trazuar politike shqiptare ai do te jete zeri i qete dhe fjala e mencur qe do te mungoje.