Arkeologet rrikthehen per germime ne Adrianopolin Antik
GJIROKASTER- Gjate diteve te fundit ekspedita shqiptaro-italiane ka rikthyer serish kerkimet arkeologjike ne rrenojat e qytetit antik te Adrianopolit, prane fshatit Sofratike, ne rrethin e Gjirokastres. Vazhdimesia e kerkimeve te kesaj vere te arkeologeve shqiptare dhe italiane eshte pjese e protokollit te bashkepunimit, nenshkruar prej Prof. Shpresa Gjongecaj per Institutin Shqiptar te Arkeologjise dhe Prof. Ganfranco Paci e Prof. Roberto Perna per Universitetin e Macerates (Itali). Misioni ne fjale pervec mbeshtetjes se Universitetit te Macerates dhe konkretisht te Departamentit te Shkencave Arkeologjike dhe Historike te Antikitetit ka edhe mbeshtetjen e Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise si Misioni i III Zyrtar Italian ne Shqiperi. Germimet arkeologjike dhe studimet per Adrianopolin antik kane rifilluar serish me 16 korrik dhe do te perfundojne me 14 gusht 2008. Misioni perbehet prej 12 profesoresh dhe specialistesh te Universitetit te Macerates si dhe specialiste te Universitetit te Kamerinos. Ne germimet e kesaj vere pervec studenteve italiane jane perfshire edhe nje grup studentesh te Universitetit "Eqrem Cabej" te Gjirokastres. Ne terren ky mision koordinohet dhe drejtohet prej Prof. Roberto Perna. "Germimet e ketij viti kane krijuar ne siperfaqen para teatrit antik nje zone te gjere arkeologjike qe mund te vizitohet lehtesisht. Brenda saj eshte duke u germuar dhe kane dale ne drite struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shume elemente te shembur, te cilet per here te pare na bejne te mundur studimin e fazave te jetes se qytetit te madh qe nis me themelimin ne periudhen e Perandorit te madh romak Hadrianit (shek.II pas Krishtit) dhe qe vazhdon te pakten deri ne shek. VI pas Krishtit ne mos edhe me vone", thote drejtuesi i ekspedites arkeologjike, prof. Roberto Perna. Sipas arkeologeve kerkimet e kesaj vere pritet te nxjerrin ne drite elemente te tjere te vlefshem ne lidhje me historikun dhe zhvillimin e ketij qyteti antik. Nderkohe ne muajin gusht eshte programuar prej misionit arkeologjik qe per studimin dhe verifikimin me gjeoradar dhe mjete gjeosizmike te zonave te pastudiuara te qytetit antik te Adrianopolit te vije nje grup tjeter specialistesh dhe profesoresh italiane te universitetit te Kamerinos. Sipas prof. Pernes, Adrianopoli eshte nje rast ku germimet arkeologjike nuk perdoren vetem per kerkime shkencore ,por ato perdoren edhe per ti ofruar zones nje element te ri per zhvillimin ekonomik dhe turistik.