E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mukja, simbol i bashkimit dhe i ndarjes!

TIRANE- Marreveshja e Mukjes eshte cilesuar jo rralle si hapi i pare i instalimit te diktatures komuniste ne Shqiperi. Ndersa historiani Uran Butka, gjate konferences se djeshme te quajtur "Marreveshja e Mukjes, nje sfide e madhe e historise se shqiptareve" e cilesoi Mukjen si "simbol i bashkimit dhe i ndarjes!". Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi dje nje konference shkencore, ku historianet shqiptare sollen tezat e tyre per kete pike te shume debatuar te historise se Shqiperise. E mbajtur me 1-3 gusht te vitit 1943, mbledhja e Mukjes, ka qene molle sherri jo rralle mes hitorianesh te periudhave te ndryshme. E sidomos mes historianesh qe kane pikepamje te ndryshme politike. Butka ne kumtesen e tij ndalet ne nje pyetje sa te thjeshte aq edhe thelbesore. "A ishte e mundur qe te behej kjo marreveshje ne ate kohe? Po-vijon arsyetimin ai. Pasi ne kete moment kritik, bashkimin e kerkonin te gjithe shqiptaret e ndershem dhe patriote per nevojen e nje kombi dhe ne mos ne Mukje, ne nje vend tjeter do te kryhej ky akt madhor. U hodhen themelet e bashkimit kunder okupatoreve fashiste". Ndersa nje tjeter historian, i cili eshte marre gjeresisht me periudhen e luftes kur edhe eshte mbajtur mbledhja e Mukjes, Muharrem Dezhgiu analizon gjeresisht ceshtjen e ndarjes se pushtetit. "Eshte fare e pabaze edhe teza tjeter sipas se ciles Balli Kombetar shkoi ne Mukje per te ndare pushetin me frontin nacional-clirimtar"-pohon nder te tjera Dezhgiu. Kete e argumenton me faktin qe percjell duke theksuar: "Kete teze e hedh poshte procesverbali i Marreveshjes se Mukjes. Ai percaktonte qarte se ceshtja e pushtetit do te zgjidhej nepermjet zgjedhjeve te lira dhe demokratike". Duke e cilesuar partine Balli Kombetar si nje force politike perendimore dhe i kishte thelbesore zgjedhjet e lira. Konferenca e djeshme duket se i kishte shmangur paksa mendimet ndryshe. Historianet e ftuar per te mbajtur kumtesa ne kete konference shkencore paten qendrim gati te njejte persa i takon kesaj ceshtje te shume debatuar ne historiografine shqiptare. Por thelbi per Butken qendronte ne faktin se, "bashkimi ishte nje kerkese mbarekombetare, nje thirrje e nje populli qe donte te dilte me cdo kusht nga pushtimi ne liri. Dhe per kete duhej te arrihej marreveshja e dy grupimeve te medha politike te kohes, Partise Komuniste dhe Ballit Kombetar,dhe secila prej tyre kishte platformen dhe programin e vet". E pertej kesaj, historiani tjeter, Muharrem Gezhgiu theksoi se, "vendimet e marra ne mbledhjen e Mukjes, plotesonin premisat themelore, nxitese per zhvillimin e luftes nacional-clirimtare dhe per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare". Vendimet e marra ne kete mbledhje jane te njohura gati per cdo shqiptar". Per te vijuar me tej ai pohon se: "Marreveshja e Mukjes ishte nje shembull i shkelqyer qe tregonte se si interesat e grupimeve politike u nenshkruan dhe u vune ne sherbim te interesave mbarekombetare". Cka do te sillte forcim ne menyre te padiskutueshme te pozites politike te kombit shqiptar ne Ballkan dhe Evrope. Por kjo marreveshje nuk arriti te zbatohej. Dhe pse-te per kete mos zbatim, historianet i kane ndare ne dy kampe. Ata qe perkrahin veprimet e Partise Komuniste dhe ata qe perkrahin Ballin Kombetar. Sic u shfaq edhe gjate konference se djeshme shkencore te mbajtur ne Tirane.

Prishja e marreveshjes se Mukjes

Cfare beri qe Marreveshja e Mukjes te mos shihte driten e zbatimit te saj?! Sipas historianit Muharrem Dezhgiu: "Rolin kryesor ne prishjen e Marreveshjes se Mukjes e luajti politika tradicionale percarese, anti shqiptare qe ne kete rast u realizua nepermjet Partise Komuniste Jugosllave". Ai vijon me tej me argumentimin e kesaj pike duke theksuar: "Tradhtimi i Mukjes nga udheheqja politike shqiptare, tregoi sa se i dobet ishte elementi nacionalist brenda frontit nacional-clirimtar". Ndersa ne asnje moment nuk anashkalohen dhe rrjedhojat teper negative qe pati prishja e kesaj marreveshje per Ballin Kombetar. "Keto forca, pohon Dezhgiu, u vune perballe ceshtjeve per tu zgjidhur, gje qe ndikoi ne prishjen e kohezionit te tyre e ne percarje e fraksione".

Dokumenti me i rendesishem i Mukjes

"Mukja po trokiste ne dyert e historise shqiptare sepse e kerkonte koha"-pohon nder te tjera Uran Butka ne kumtesen e tij. Historiani i njohur si nje nder perkrahesit me te medhenj te Ballit Kombetar, per shkak edhe te origjines se tij familjare thekson se: "Dokumenti me i rendesishem eshte padyshim ai i dates 18 korrik 1943 i Keshillit te Pergjithshem Nacional-Clirimtar, drejtuar organizates se Ballit Kombetar hartuar dhe firmosur nga Dishnica, Gjinishi, Kupi dhe Peza qe shpreh parimet kryesore, mbi te cilat u arrit ky mirekuptim". Ky eshte nje dokument i rendesishem vertet por qe nuk eshte botuar me pare. "Qellimisht-pohon Butka, pasi keto parime si lufta anti fashiste pa dallime, mos cenimi i prones private, zgjedhje te lira dhe demokratike, PK-ja i braktisi dhe shpalosi idete e revolucionit komunist".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›