Mbyllet Parlamenti, politikanet zgjedhin bregdetin shqiptar

Me shume se kurre, tani qe Parlamenti shqiptar shenoi edhe mbylljen e punimeve per sezonin veror duket, se politikanet kane nisur te mendojne per pushimet. Nje pjese e tyre kane vendosur, se ku do te relaksohen pergjate muajit gusht, nderkohe qe te tjere jane ende duke i planifikuar pushimet e kesaj vere. Por ka edhe nga ata, qe ndoshta do ta privojne veten nga kenaqesia e plazhit dhe shlodhjes edhe pergjate stines se nxehte. Sidoqofte ajo, qe vihet re tek politikanet tane eshte fakti, qe pjesa me e madhe e tyre preferojne bregdetin shqiptar dhe jo plazhet e huaja.
Rajmonda Stefa ne Sarande
Rajmonda Stefa iu bashkohet kolegeve politikane, qe nuk e braktisin Shqiperine edhe gjate pushimeve. Kete vere ajo do te jete ne qytetin e Sarandes se bashku me familjen, ku ka vendosur te qendroje per disa dite, ne kete fillim gushti. Natyrisht deputetja Stefa ka prenotuar ne nje prej hoteleve luksoze te qytetit jugor, qe pervec plazhit te mrekullueshem ofron edhe mundesi argetimi me jeten e nates, ndonese ne kryeqytet zonja Stefa nuk njihet si frekuentuese e saj.
Berisha ne Pekin dhe tek vila ne Durres
Kryeministri Berisha duket se hyn tek ata njerez, qe nuk i pelqejne pushimet ekstravagante dhe te ekzagjeruara. Ndaj, ashtu si nje vit me pare ai nuk do te jete shume larg Tiranes. Flitet se ato dite, qe ka zgjedhur per pushime Kryeministri do t’i kaloje tek vila e tij ne Durres, ne shoqerine e bashkeshortes, por edhe ne pranine e shumte te truprojave, sic ndodh gjithmone ne te tilla raste. Megjithate perpara se te filloje pushimet, Kryeministri shqiptar do te jete ne Pekin duke mbeshtetur skuadren tone perfaqesuese gjate zhvillimit te Lojerave Olimpike, nje prej evenimenteve me te medha sportive ne bote.
Majlinda Bregu ende ne ministri e pavendosur per te pushuar
Ndonese seancat plenare tashme u ndalen per t’u rikthyer ne shtator, impenjimet e saj politike vazhdojne me te njejtin intensitet. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu eshte ende ne zyren e saj edhe ne keto dite te para te gushtit, nderkohe qe koleget deputete tashme thuajse jane shkeputur nga angazhimet e tyre te perditshme. Nga sa mesojme, ministrja Bregu ende nuk ka menduar, se ku do te ndalet per te pushuar, por nuk perjashtohet mundesia, qe kete vere te jete nder te paktat politikane, qe nuk do te pushoje. Kjo ndoshta edhe per shkak te faktit, se motra e saj Ornela eshte ne pritje te femijes se dyte dhe ministrja Bregu deshiron t’i ndodhet prane ne momentin, qe femija do te vije ne jete.
Dritan Prifti ne SHBA, pret femijen e trete
Eshte larguar nga salla e Parlamentit ende pa nisur pushimet zyrtarisht. Sepse Dritan Prifti eshte ne pritje te femijes se tij te trete dhe me bashkeshorten kane vendosur, qe vogelushi te vije ne jete ne SHBA. Eshte kjo arsyeja, qe e ka cuar deputetin e LSI-se ne kontinentin e larget, qe ne mesin e muajit korrik, ende pa u mbyllur punimet e Kuvendit. Ndaj me shume se sa pushime relaksuese dhe plazh, vera e ketij viti do te jete impenjuese per familjen Prifti, qe do te shtohet me nje anetar te ri.
Prec Zogaj ne plazhet e jugut
Kete vere edhe Prec Zogaj iu shtohet politikaneve, qe nuk largohen nga Shqiperia. Te pakten ne kete menyre deputetet shqiptare behen promovues te turizmit vendas, jo vetem me fjale, por edhe me "vepra". Muaji gusht do ta gjeje Prec Zogajn dhe familjen e tij ne qytetin e Sarandes, ku ka vendosur te pushoje per disa dite. Kjo nuk eshte hera e pare, qe deputeti Zogaj zgjedh te pushoje ne vend.
Edi Rama, me djalin ne SHBA
Kryetari i Partise Socialiste ka zgjedhur te pushoje vetem per pese dite ne fund te muajit ne vazhdim. Se bashku me djalin e tij, kryebashkiaku i kryeqytetit do te bejne nje udhetim te gjate ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Shtator pritet te jete nje muaj i nxehte politik, ndaj Rama ka vendosur qe me pak se nje jave, ne fund te gushtit, te beje ato pak pushime qe i ka lejuar vetes.
Ilir Meta dhe Monika ikin ne Gjermani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta, kete te marte do t'i mungoje politikes shqiptare. Por vetem per nje jave ama. Sepse se bashku me Moniken dhe femijet e tyre, do te udhetojne heret ne mengjes drejt Gjermanise. Deri me 12 te gushtit, familja e perfshire prej vitesh ne politike, do te perpiqet te harroje stresin e nje viti te tere tensionesh politike, duke qendruar ne vendin e njohur per festat e famshme te birres.
Andis Harasani, te familja ne kontinentin tjeter
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane nje zgjedhje per disa arsye e deputetit Andis Harasani ne kete periudhe te nxehte pushimesh. Se pari ai do t'i bashkohet familjes se tij pasi bashkeshortja dhe vajza e tyre prej kohesh ndodhen ne kontinentin e larget. Se dyti, ish drejtori i KESH-it, duket se nuk deshiron te rriskoje qe te sjelle familjen dhe se bashku te pushojne ne bregdetin shqiptar, duke u ekspozuar keshtu ndaj mungeses se dritave qe dihet, ka qene cdo vit nje "sherbim" shtese per pushuesit.
Erioni shkon ne Vlore
Pasi ka qene tejet impulsiv ne Parlament dhe ne deklaratat e pafundme ne emer te Partise Socialiste, Erion Brace kete muaj do te jete pasiv ne politike, te pakten per disa dite. Ai po pergatitet te shkoje ne Vlore, per te shijuar bregdetin me uje te paster ne plazhet e pambarimta te jugut, ende te virgjera.
Dashamir Sula zgjedh plazhet aziatike
Pasi ia doli me ligjin per prokurorine per te cilin ne tryeza te rrumbullakta kishte kerkuar ndryshime, deputeti demokrat Dashamir Sula ka vendosur te jete ne rregull dhe me veten e familjen e tij. Ai do te pushoje ne keto dite te nxehta gushti ne plazhet e mrekullueshme te Turqise, ku dihet, kenaqesia eshte e garantuar.