Arkeologjia dhe Etnokultura shkojne ne Muzeun Kombetar
Muzeut Historik Kombetar, i cili tashme po i nenshtrohet nje rikonceptimi te pavioneve dhe rikonstruktim te ambienteve te brendshme, do i shtohet se shpejti fondi prej rreth 37.000 objekte arkeologjike dhe etnokulturore. Kasem Bicoku, drejtor i Muzeut Historik Kombetar ne nje interviste per ATSH-ne, beri te ditur se, "Muzeut Kombetar tashme do t'i shtohet nje fond prej 2000 objektesh arkeologjike dhe 35.000 objekte etnografike, te cilat do te merren nga Muzeu Arkeologjik dhe ai i Etnografise". Muzeu Kombetar po ben nje rikonstruktim te ambienteve te tij per te krijuar kushtet e pershtatshme ku do te ekspozohen keto objekte. "Ndryshimi vjen si rrjedhoje e kushteve te nevojshme per paraqitjen ne proporcion me te drejte te periudhave historike ne kete muze", theksoi drejtori. Ne seksionin e Etnokultures do te pasqyrohet ne menyre te terthorte zhvillimi ekonomiko- shoqeror, pjese e historise tone kombetare. Ndersa persa i perket shtimit te fondit arkeologjik, drejtori i muzeut vijoi se, "keto objekte nuk e demtojne pavionin e Lashtesise, por perkundrazi i jep karakter me muzeor pasi nje pjese e madhe e ketij seksioni permban objekte fotografike."
Fondet e reja
Muzeut Kombetar tashme i krijohen 2 shtylla kryesore ajo e Arkeologjise dhe Etnokultures, te cilat do te zene nje hapesire te merituar deri ne 50 perqind te ambienteve, qe ka ne dispozicion ky muze. Pergjegjesit specialiste kane menduar se seksioni i Etnografise do te zere hapesirat e katit te 2-te dhe nje siperfaqe prej 2000 metra katrore, ku do jene te ekspozuar te gjithe objektet e fondit. Nje projekt- ide eshte eshte propozuar dhe per seksionin e Lashtesise, i cili perfshin gjithe katin e pare. "Mund te them qe etnografia eshte miratuar si projekt", pohoi Kasem Bicoku, duke shtuar se arkeologjia eshte ende nje projekt -ide, e shtruar nga nje grup, i kryesuar nga prof. Neritan Ceka, Muzafer Korkuti dhe Skender Mucaj. "Historia kerkon nje pune me voluminoze persa i perket sigurimit te objekteve dhe kopjeve qe duhet te paraqiten ne muze, pasi kemi shume pak materiale per te bere nje levizje te tille," u shpreh Bicoku. Ky institucion po ne shtator do te nise specializimin e njerezve te cilet do te merren me restaurimin e ikonave dhe objekteve etnografike, deri ne kopjimin e detajeve origjinale te objekteve qe do te ekspozohen.
Nje vend i vecante per simbolet
Me hyrjet e reja, qe do te shenohen ne fondin e Muzeut Historik Kombetar, mesohet se nje vend te vecante do te marrin simbolet. Drejtori i muzeut pohoi se, ato perfaqesojne shtetin dhe periudha historike, sic mund te jene stemat e familjeve feudale. "Keto lloj riprodhimesh dhe nderhyrjesh jane mese te pranueshme nga muzeu", eshte shprehur ai. Ky eshte nje investim mjaft i rendesishem dhe me ndihmen e qeverise spanjolle mendohet qe brenda vitit 2009 te hapen seksionet e Etnokultures dhe Arkeologjise. Ndersa persa i perket seksionit te Historise, do te duhen dhe 2 vjet te tjera per rikonceptimin dhe pasurimin e fondit te ketij pavioni, i cili mund te jete gati per vitin 2011-te.