Kanceri, "iken" mamografia falas
Projekti per diagnostikimin falas te kancerit te gjirit eshte drejt perfundimit. Duke filluar nga muaji tetor i ketij, te gjitha pacientet gra qe duan te bejne mamografine per te verifikuar nese jane te prekur nga kanceri, jane te detyruara qe te paguajne para. Sherbimi i mamografise rreshtohet perkrah atyre me kosto te larte dhe fale projektit Interreg 3, u arrit qe ku sherbim t'u ofrohej falas grave ne kater qytete te ndryshme te vendit.
Situata
Fluksi tej mase i madh i grave qe kerkojne te perfitojne nga ky sherbim ka detyruar drejtuesit e Ministrise se Shendetesise qe ti kerkojne pales italiane qe te shtyje edhe per disa muaj afatin e mbylljes se ketij projekti. Nderkohe edhe numri i diagnostikimeve me kancer gjiri eshte nje nder faktoret qe po detyron ata te rifillojne edhe njehere diskutimet. Keshtu, qe nga vendosja e ketyre aparaturave jane vizituar rreth 11 mije gra, nga te cilat ka rezultuar se 250 ishin te prekura nga kanceri i gjirit. Ofrimi i sherbimit te Mamografise falas ka bere qe pothuajse cdo dite ne polikliniken e specialiteteve nr.3 ne Tirane te kete radhe te gjate pacientesh qe presin te kryejne diagnostimin e kancerit te gjoksit. Nderkohe, radhet shkaktohen dhe nga vizitat e rretheve te cilat nuk kane mamografi ne poliklinikat e tyre. Projekti Interreg 3 i financuar nga pala italiane, ka instaluar kete aparature vetem ne 4 qytete. "Duke pare fluksin e madh te vizitave si dhe rastet e evidentuara me kancer gjiri te grate na detyrojne qe te kerkojme shtyrjen e projektit per pak muaj", deklaroi Bardhi Spahia, drejtori i pergjithshem i Ministrise se Shendetesise. Aktualisht, aparaturat e mamografise jane shperndare ne kater qytete te vendit ne Tirane, Durres, Vlore dhe Shkoder, nderkohe qe perfitojne edhe banoret zonave te tjera.
Aparatura
Mungesa e kesaj aparature ka bere qe per vite me radhe pacientet t'u drejtohen klinikave private. Nje gje te tille ata e kane shoqeruar edhe me shuma me te medha parash, per shkak te cmimeve te kripura te privatit. Mamografia eshte nje aparature e kushtueshme, ndaj dhe nje ekzaminim per gjoksin kushton. Ka pasur me qindra raste qe pacienteve u jane dhene rekomandime nga mjeku onkolog per te bere mamografi, por keta te fundit pasi u jane drejtuar dyerve te Onkologjikut per vite me radhe dhe kane dale te zhgenjyer, jane te detyruar qe te shkojne neper klinika private, per te bere nje ekzaminim me te detajuar te gjoksit. Mamografia sipas mjekeve onkologe, eshte nje aparature qe ben kontrollin e gjoksit, por nuk duhet te behet nga paciente ne moshe te re. Sipas mjekeve specialiste, mamografia te ndihmon ne diagnostikimin e kancerit te gjirit, por duhet te behet vetem mbi moshen 40 vjec dhe me nje rekomandim nga mjeku onkolog, pasi kjo aparature ka rrezatim te demshem. Megjithate ne kuader te permiresimit te sherbimeve per te semuret, Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" ka ulur cmimet e ekzaminimeve te shtrenjta. Sot qe te kryesh nje mamografi duhet qe te paguash 3 mije leke, nderkohe qe ata persona qe jane te siguruar vetem 10 per qind te kesaj shume. Por ky grup personash i eshte dashur qe te paguajne per nje kohe te gjate njesoj me te tjeret, pasi ky sherbim ofrohej vetem ne klinikat private, pasi ne spitalin Onkologjik ne pjesen me te madhe te kohes aparatura ka qene me defekt.