E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Kulmakut, besimtaret nisin pelegrinazhin drejt Tomorrit

BERAT- Agimi i dites se 20 Gushtit ka shenuar nisjen e pelegrinazhit drejt malit Tomorr. Festa e Bektashinjve ka startuar dje me mberritjen e pelegrineve te pare drejt Teqese se Kulmakut. Dhjetera mjete me vizitore nga mbare vendi kane udhetuar nga Berati ne drejtim te Skraparit per te marre bekimin e pervitshem te vendit te shenjte. Teqeja e Kulmakut, qe ndodhet ne malin Tomorr, mesohet se ka qene e pergatitur disa dite me pare per te pritur pelegrinet qe do te behen pjese e festes gjate gjithe kesaj jave. Edhe per kete vit, Komuniteti i Bektashinjve eshte kujdesur qe gjithcka te jete gati per te nisur festen e Kulmakut. Keshtu, pervecse Teqeja ka hapur dyert per te pritur vizitoret, jane marre masat qe ne Tomorr te mos mungojne cadrat per pelegrinet, banjot dhe uji i pijshem. Dhe pse dhe kete vit pelegrinet e panumert do te perballen serish me gjendjen e keqe te rruges Corovode-Kulmak, festa duket se do te mbledh nje numer te madh vizitoresh. Qe prej dites se djeshme ne Teqene e Kulmakut do te kryhen per kater dite me radhe lutje per shendet, miresi dhe paqe. Besimtaret ne shenje miresie bejne kurban nje qingj per veten dhe familjen. Masa ka marre edhe policia e Beratit se bashku me ate te Skraparit, me qellim mbarevajtjen e festes. Per te shmangur aksidentet ne rrugen e gjate dhe te veshtire, mesohet se do te jene ne sherbim me teper se 100 forca policie, qe do te patrullojne ne aksin kryesor. Ditet e pelegrinazhit do te perfundojne ne daten 25 gusht, kurse kulmi i festes arrin ne daten 23 gusht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›