Arkeologu Sami Starova ne gjykate Pafajesia ime e bazuar ne prova
Gjykata e Beratit do te degjoje sot ne nje seance gjyqesore konkluzionet perfundimtare te mbrojtjes ne procesin gjyqesor kunder arkeologut Sami Starova dhe djalit te tij Mirelit.
Do te kerkojme pafajesine shprehet avokati i te pandehurve Arenc Berati. - Flasim per nje pavaresi te bazuar mbi prova dhe te vertetuar nga tre eksperte te thirrur nga gjykata. Nderkohe perfaqesuesi i organit te akuzes Klodian Braho kerkoi ne seancen e fundit denimin me 6 vjet per Sami Staroven dhe 7 vjet per te birin.
Pretenca e prokurorise se Beratit bazohet ne nje ekspertize te ekspertes Aferdita Onuzi ekspertize e cila eshte hedhur poshte nga tre eksperte te thirrur nga gjykata e Beratit te cilet kane vertetuar se te gjitha objektet per te cilat akuzohen arkeologu Sami Starova dhe i biri nuk kane asnje vlere si trashegimi kulturore kombetare por as boterore.
Sami Starova dhe i biri jane akuzuar per trafik te veprave te artit. Ne disa numra te meparshem nga gazeta Shekulli jane publikuar abuzimet e kryera nga organi i akuzes me kete ceshtje.
eshtja Starova dhe Shpataraku dy standardet
Objekti per te cilin akuzohet Starova nuk eshte pjese e trashegimise kulturore shqiptare
Veprat e Shpatarakut konsiderohen pjese te trashegimise kulturore shqiptare
Objekti per te cilin akuzohet Starova eshte shitur per nje vlere prej 100 eurosh
Vepra e Shpatarakut u shit per 75 mije euro
Objekti per te cilin akuzohet Starova nuk dihet kujt i perket dhe nuk eshte regjistruar gjekundi.
Vepra e Shpatarakut u deklarua se ishte pjese e koleksionit privat te piktorit Alush Shima ish-drejtor i Galerise Kombetare ne mes te viteve 90 por nuk eshte e regjistruar ne Qendren e Inventarizimit te Pasurive Kulturore.
Objekti per te cilin akuzohet Starova iu shit nje shtetasi me shtetesi dhe kombesi shqiptare
Vepra e Shpatarakut iu shit nje shtetasi kosovar
Per objektin per te cilin akuzohet Starova kater vete ndodhen nen arrest
Per vepren e Shpatarakut nuk ka asnje lloj hetimi apo akuze. Vete ministri Xhaferraj deklaroi se objekti ka qene pjese e nje koleksioni privat dhe se pronarit i ishte sugjeruar regjistrimi por edhe pas mosregjistrimit asgje ska ndodhur.
Iris Pojani arkeologe dhe eksperte per hartimin e ligjit per trashegimine kulturore e pyetur per vepren e Shpatarakut tha se ligji Per Trashegimine Kulturore nuk ka sanksione per ata koleksioniste qe nuk i kane te regjistruara veprat e artit. Kjo yckel u la sepse ishte nje pervoje e re per Shqiperine administrimi dhe mbrojtja me ligj e pasurise kulturore.
Redaksia Online