Kryeministri zbulon pikat e para te platformes per Tiranen
TIRAN - Ndersa zgjedhjet e 8 majit po afrohen kreu i mazhorances ka hedhur dje pikat e para te programit qe do te kete kandidati i tyre per sfiden elektorale te kryeqytetit. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise kryeministri Berisha tha se nje nga arritjet me madhore qe kane keto pese vite eshte pozicionimi i Shqiperise ne raport me parametrat e mjedisit ne vendin e 23-te ne bote ndersa kater vite me pare ka qene i 57-ti.
Ajri eshte problem kryesor ne Tirane por kjo nuk do te thote te mendojme se nuk krijohen edhe ne qofte se nuk ekzistojne probleme me ajrin edhe ne qendra te tjera urbane ne zona industriale - deklaroi Berisha. Ndaj tha ai duke pasur tek ulja e ndotjes se ajrit potencialin me kryesor per te permiresuar mjedisin ne vend qeveria do te beje cdo perpjekje kunder ndotesve te ajrit. Per te ne stadin aktual treguesit e ujerave nuk jane aty ku duhet ti kemi por ne ujera po behen investime shume serioze.
Pas zgjedhjeve lokale kryetari i ardhshem i bashkise do te kete nje nga perparesite me kryesore perpunimin pastrimin e ujerave te zeza te kryeqytetit mosderdhjen e tyre ne det por trajtimin paraprak te tyre. Ne kete menyre ne nje kohe te shkurter me ujerat ne do te arrijme standardet nder me te mirat ne Mesdhe do te qendrojme ne krye - sqaroi nje prej pikave ku do te zhvillohet fushata e ardhshme e PD-se Sali Berisha.