E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha akuza Topit per ryshfet

TIRAN - Kryeministri Berisha ka sulmuar serish dje Presidentin Bamir Topi. Pas akuzave per pucin e 21 janarit kreu i qeverise shqiptare ka vijuar akuzat ndaj kreut te larte te shtetit duke e lidhur kete te fundit me abuzime mbi procedurat e emerimit transferimit shkarkimit te gjykatesve dhe prokuroreve. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Berisha kerkoi nga ministri i Drejtesise Bujar Nishani qe te bashkepunoje me ekipin e Bashkimit Europian qe asiston reformen ligjore ne vend per te percaktuar kritere dhe standarde me transparente per proceduarat qe lidhen gjykatesit dhe prokuroret.

Per deputetet beme nje zgjidhje do ta gjykoja shume pozitive e cila eshte merite e deputeteve te shumices qe pranuan te vendosin nje standard te ri ne historine e parlamentit shqiptar. E theksova ne Parlament dhe e theksoj serish ne rast se opozita eshte vertet e interesuar per kufizimin imunitetit te sjelle propozimet per te amenduar Kushtetuten per kete ceshtje - deklaroi Berisha.

Natyrisht vijoi ai nuk e ka me seriozitet se prapa ketij propozimi fshihen disa propozime te tjera te lidhura me daten 21 janar para dhe pas saj te cilat jane te pashpresa fshihen disa lloj ndryshimesh te tjera ne Kushtetute te cilat nuk do te mund te ndodhin ndonjehere. Kryeministri tha se ka ndjekur me interes debatin qe u zhvillua dhe qe e nxiti ministri i Drejtesise per te vendosur nje standard te ri nepermjet nje rregulloreje te Keshillit te Larte te Drejtesise apo Konferences se Gjyqtareve per kufizimin e imunitetit. Konstatova se ky propozim u kundershtua nga drejtuesit e atij institucioni te cilet kane edhe pergjegjesine kryesore per luften kunder korrupsionit ne ato institucione.

Natyrisht ne kete sistem sic thuhet ne raport emerimet shkarkimet transferimet jane jotransparente e me procedure shume te dyshimte. Raporti i meparshem thoshte se te sapoemeruarit marrin ryshfet per te paguar investimin qe kane bere - u shpreh kryeministri duke sulmuar indirekt Presidentin Topi.

Ne kete kontekst vijoi Berisha eshte shume e domosdoshme qe te percaktohen procedurat me transparente ne menyre qe te emerohen shkarkohen transferohen pa nenkuptuar se detyrohen te paguajne ndonje gje e se detyrohen te marrin per te paguar. Ndaj theksoi ai percaktimi i ketyre kritereve se bashku me Euralius i cili ka eksperte te shquar europiane dhe me eksperte shqiptare duhet te jete nje nga perparesite e punes se ministrit te Drejtesise dhe nje nga ceshtjet kryesore qe duhet te mbroje ne Keshillin e Larte te Drejtesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›