Arkitektet kunder shembjes Shkreli Godina eshte funksionale
Arkitekte dhe intelektuale per te disaten here kembengulin se qendra nderkombetare e kultures Pjeter Arbnori nuk duhet te asgjesohet pasi kjo godine ne formen e Piramides mund te shfrytezohet per disa lloje sherbimesh. Arkitekti Artan Shkreli thote me bindje se kjo godine mund te kthehet ne nje qender multimediale bashkekohore ne nje teater biblioteke kombetare madje mund te sherbeje edhe si godine Parlamenti. Funksioni kryesor duhet te ishte kulturor ashtu sikurse mban edhe emrin qe ka sot. Mund te ishte nje qender multimediale shume e mire mund te ishte nje qender teatrore apo biblioteke kombetare pasi ploteson te gjitha kriteret. Nen lulishten jashte mund te krijoheshin pese-gjashte kate nentokesore per te krijuar nje fond te mirefillte te librave tha per Top Channel Shkreli.
Ai ndan mendimin se kjo salle dhe godine mund te ishte fare mire edhe nje Parlament pa pasur nevoje te prishet. Kur u hodh ideja per prishjen e kesaj godine pati edhe nje nisme ne te cilen kerkohej qe ajo te mos prishet. Qindra qytetare firmosen online peticionin e iniciuar nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore per mosprishjen e Piramides. Arkitekti Artan Shkreli muaj me pare ne qendrimet e tij sqaronte se te gjithe arkitektet dhe urbanistet shqiptare e te huaj e kane vleresuar Piramiden si nje godine te rendesishme te qendres se metropolit shqiptar. Ky objekt eshte nga me cilesoret e prodhuar ne kohen e regjimit. Heqja e Piramides do te krijonte nje boshllek te jashtezakonshem ne mozaikun e bulevardit tha Shkreli.