Berisha: Ulet me 10 % taksa për importin e konfeksioneve

Kryeministri Berisha ka publikuar sot vendimin e qeverisë për të ndryshuar paketën fiskale. Në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi se do të ulet me 10 % tarifa doganore për importet e konfeksioneve, duke e konsideruar të rëndësishëm këtë vendimmarrje për ekonominë e vendit.
“Buxhetit do i mungojnë nga kjo 1 miliard lekë dhe më shumë. Është një eksport nga më të rëndësishmet në vend. Vetëm 5 muajt e fundit janë regjistruar 20 ndërmarrje të reja me fason. Ky projektligj është diskutuar gjerësisht me Këshillin e Biznesit, e ka mirëpritur dhe vlerësuar shumë dhe ne marrim këtë vendim në një kohë kur të tjerët rrisin taksat. Ne besojmë se ky 10%, apo ky 1 miliardë lekë që do ët hynte në arkën e shtetit do të krijohen shumë më tepër vende pune, do të invesetohet më shumë”, nënvizoi ai.
Po ashtu kryeministri përgëzoi vendimin për pagën minimale prej 20.000 lekë dhe informoi se së shpejti në vendin tonë do të aplikohet paga minimale për orë pune.
Ndërsa heqjen e taksës së importit dhe shitjes së makinave, kryeministri Berisha e ka konsideruar pjesë të revolucionit fiskal.