Arkitekti Kosovar: Mbroni Komanin, autoritetet të rishikojnë vendimin
Ylber Vokshi Ylli, një ndër zërat më të njohur të arkitekturës kosovare, ka dalë në mbrojtje të Forumit për Trashëgimninë Kulturore për tezat e mbrojtjes së vendbanimeve ilire të Komanit, menjëherë pas konferencës për shtyp të këtij forumi mbajtur mesditën e sotme (22 Janar).
“Komani i përket Evropës dhe të ndihemi fatlumë që e kemi. Me këtë shprehje tregohet e tërë rëndësia e Komanit. Vendimmarrësit ta mendojnë edhe njëherë seriozisht këtë çështje” shkruan arkitekti kosovar Ylber Vokshi, për shqetësimet e ngritura për kalimin në vendbanimin e Komanit të linjave të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, që do të dëmtonin seriozisht vendbanimin e lashtë.
Forumi për Trashëgimninë Kulturore gjatë konferencës për shtyp, i kërkoi Ministrisë së Kulturës që të rimbledhë Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe të rishikojë vendimin e marrë për ta lejuar këtë linjë që të kalojë mbi Koman.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
