Arkitekti i Dejton-it vizitë në Prishtinë
Autori i Lajmit: red.
Ish i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, ambasadori Riçard Hollbrruk, tha në Prishtinë se Bashkimi Evropian nuk do të duhej të hapte dyert për Serbinë deri sa ajo të mos pajtohet me pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se BE-ja do të bënte gabimin e saj nëse e pranon Serbinë gjithnjë deri sa ajo ka pretendime ndaj Kosovës.
Hollbruk hodhi poshtë çdo krahasim mes Kosovës dhe Osetisë Jugore e Abkhazisë duke nënvizuar se me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, në hartimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe Rusia, Kosova ishte vënë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.
Ambasadori Hollbruk i bëri thirrje Maqedonisë dhe Malit të Zi ta njohin Kosovën dhe shfaqi bindjen e tij se numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën, përkundër fushatës siç tha, të Rusisë kundër kësaj, do të rritet në javët në vijim.
Sipas, arkitektit të Marrëveshjes së Dejtonit, synimi i Serbisë që të kërkojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës nuk do të dëmtojë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ajo mund të vështirësojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara që edhe ashtu është penguar nga Rusia, tha Hollbruk.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008