E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Çekisë quan Kosovën fajtore

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, ka vlerësuar se vendimi i Rusisë për t i njohur dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë, është provokuar me vendimin e shteteve perëndimore për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
"Po të mos ishte Kosova, nuk do të kishte njohje të pavarësisë së tyre”, ka thënë Klaus në një intervistë për gazetën japoneze "Yomura", duke komentuar vendimin e Moskës për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.
Klaus madje e ka akuzuar Gjerogjinë si fajtore për konfliktin ushtarak që ka ndodhur në Kaukaz. "Gjergjia ishte e para që e sulmoi Osetinë Jugore”, ka thënë ai.
Klaus, i cili ndodhet në Tokio, ku po merr pjesë në një forum ndërkombëtar të shkencës, ka vlerësuar se është gabim që Rusia të paraqitet si palë negative në konfliktin e Kaukazit, kanë bërë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›