E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arkitektura moderne shqiptare nis me projektet e ariktekteve italiane

Në Arkivin Teknik ruhen rreth 20 mijë fletë projekte dhe rreth 40 mijë dosje. Në këtë arkiv ka disa fonde të rëndësishme, si ai i urbanistikës dhe arkitekturës. Drejtori i këtij institucioni Sermet Bega na bën me dije se arkitektura italiane ka patur një ndikim të veçantë në gjithë Shqipërinë, pasi me inxhinierët italianë zë fill arkitektura moderne.
Arkitektura Moderne fillon me Italinë e 1920 deri në fillim të luftës së dytë botërore dhe karakteristikë është uniteti i gjithë ndërtesave.

Ndërkohë që sipas Begës projekti më i vjetër është ai urës së Bunës që është krijuar nga inxhinierët austriakë këtu dhe 100 vjet më parë. Shumë prej skicave kanë nevojë për restaurim.
Mijëra faqe që prej vitit 2008 kanë filluar që të dixhitalizohen me qëllim ruajtjen e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›