E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle optimist per statusin kandidat te Shqiperise

Në një intervistë eskluzive për dokumentarin e realizuar nga gazetarja e ABCneës, Erisa Zykaj, mbi rrugën 20 vjeçare të integrimit të Shqipërisë drejt familjes europiane, komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle, tregon, se zgjedhja e presidentit nuk ka qenë aspak një rekomandim i 13-të për Shqipërinë. Sipas tij, rreziku qëndronte në lidhjen e çështjes së presidentit me reformat e integrimit, gjë që e ka bërë arritjen e një kompromisi shumë të vështirë. Sipas Fyle, paketa e nëntorit duhej të zbatohej veç. Ajo mbetet detyrë emergjente.

"Rreziku është që duke bërë lidhje mes çështjeve, gjendesh në një situatë ku je i bllokuar dhe i izoluar. Sa më shumë çështje sjell mbi tryezë, aq më e vështirë bëhet për të gjetur një kompromis. Kjo ka qenë ajo që kisha në mendje kur kam deklaruar : Gjeni një kompromis për paketën e nëntorit, në mënyrë që të jeni më të hapur dhe të lirshëm për zgjidhjen e probleme të tjera të rëndësishme. Nuk ishte në asnjë mënyrë një tentativë për të krijuar një rekomandim numër 13 apo 14"!
Por sipas komisionerit, klasa politike mund ta kapërcejë këtë sfidë dhe t’ia dalë për statusin e kandidatit:
“Në Shqipëri ka ambicie dhe energji. Ne shohim karakterin gjithëpërfshirës të forcohet. Nuk kam asnjë arsye të jem pesimist”- përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›