E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkivi i Filmit në 65-vjetor

Detaji i nje kuadri nga dokumentari "Superballkan" i F. Koçit

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit feston sot, ora 12.00, 65-vjetorin e krijimit, megjithëse statusin e institucionit kombëtar e ka marrë në vitin 1997.

Me këtë rast që përkon edhe me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, AQSHF, ka përgatitur një material filmik, rreth 30, me momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë përgjatë gjithë shek.20 dhe fillimit të shek.21.

Materialet datojnë prej vitit 1911 e deri në vitet 2000. Ka ndër to filmime që shfaqen sot për herë të parë.

Ky aktivitet shërben edhe për ndërgjegjësimin e vendimmarrësve për rëndësinë që ka AQSHF si institucion dhe që të drejtojnë vëmendjen e tyre tek sfidat e reja që na presin në të ardhmen.

Në prill 1947, në bazë të vendimit 160 të Këshillit Ministerjal, me dekret Nr. 314 të Ligjit Nr. 422 Mbi shtetëzimin e kinemave, krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private. Pikërisht kjo datë është edhe themelimi i Arkivit të Filmit sepse i gjithë fondi që ky arkiv ka trashëguar dhe ruan edhe sot, ka marrë fillesën nga grumbullimi i filmave pas shtetëzimit të kinemave private, duke u pasuruar më vonë me prodhimet e reja nga Kinostudio Shqipëria e Re, pjesë e së cilës Arkivi i Filmit ka qenë që me themelimin e saj në 1952 e deri në 1997 kur u shkëput dhe doli institucion më vete nën varësinë e MKRS-së. Me shkëputjen nga ish-Kinostudio dhe funksionimin si institucion më vete, Arkivi mori edhe emërtimin Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Në këto vite është drejtuar nga Natasha Lako, Ilia Xhokaxhi, Kreshnik Hashorva, Artan Minarolli e së fundi Elvira Diamanti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›