Arkivi i shtetit ekspozitë në Muzeun Kombëtar

Kontributi i personaliteteve të shquara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët mbërrin në Muzeun Historik Kombëtar.
Letra, mesazhe, dorëshkrime apo dokumente historike të cilat pak e kanë parë dritën e ekspozimit i sjell të përmbledhura në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë Arkivi i shtetit Shqiptar.
Aty gjenden të pasqyruara letra drejtuar figurave të njohura , përmendim Presidentit Willson etj , të cilët kontribuan në vendin tonë me hapjen e institucioneve të ndryshme kulturore, shëndetësore dhe arsimore.
Ekspozita përmban më shumë se 35 tablo, të cilat janë të shoqëruara edhe me foto duke u ndalur në ngjarjet kryesore dhe bashkëpunimet mes Shqipërisë me SHBA dhe Angli.