E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkivi i shtetit vidhen ditaret e Enver Hoxhes

Te tjera rreth shkrimit Nexhmija Si e shkaterruan bibloteken Me ane te kesaj deklarate ve ne dijeni median dhe opinionin publik te Shqiperise dhe te gjithe shqiptareve kudo ndodhen se Ne Arkivin e Shtetit te Republikes se Shqiperise jane zhdukur doreshkrimet origjinale te Ditareve politike e familjare te Enver Hoxhes si dhe doreshkrimet origjinale te Kujtimeve te tij. Kur ka ngjare ky akt kriminal i pashembullt ne nuk e dime. Ky fakt u konstatua vetem kohet e fundit kur familja e shqetesuar qe ne disa emisione televizive e ne shtyp po flitej e shkruhej nga ndonje publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhes dergoi ne AQSH pjesetaren e saj Teuta Hoxha qe kerkoi ne Fondet e Dosjet perkatese ku rezultoi se mungonin doreshkrimet origjinale. Ky konstatim iu be me dije Drejtores se Arkivit te Shtetit e cila pasi beri verifikimet e saj na komunikoi zyrtarisht me shkresat Nr. 5336/1 me date 14-12-2011 dhe Nr.3112/11 me date 27-12-2011 per mos ekzistencen e ketyre materialeve ne Fondet e ketij Arkivi.

Kjo zhdukje vjedhje a pervetesim qofte flet per nje gjendje jo normale ne Arkivin e Shtetit. Eshte nje shkelje flagrante e ligjeve qe percaktojne funksionimin rigoroz te Arkivit te Shtetit ku theksohet qarte Neni 63.

Arkivat mbrojne jeten intime te personit. Ndalohet njohja shfrytezimi dhe publikimi i dokumenteve qe permbajne te dhena me karakter vetjak dhe cenojne jeten private te personit. Dokumentet qe permbajne te dhena me karakter vetjak dhe cenojne jeten intime te personit sherbehen vetem pasi kane kaluar sipas rastit 50 deri ne 150 vjet nga data e krijimit te tyre.

Permbajtja e ketij neni eshte ne perputhje me parimin baze te njohur ne gjithe ligjet e shteteve te perparuara mbi arkivat ku keto trajtohen si tempuj ku ruhet e mbrohet dokumentimi i historise se nje vendi te nje shteti a personaliteti te shquar qofte politik shoqeror a kulturor.

Enver Hoxha Ditaret e tij i dorezonte vit pas viti ne Arkivin e Komitetit Qendror te Partise se Punes me ane te sekretarit te tij personal Haxhi Kroi. Ne si familje kemi ne dipozicion kopjet e ketyre Ditareve.

Arkivi i KQ te PPSH kaloi teresisht ne Arkivin e Shtetit pas ndryshimit te sistemit monist me ate pluralist menjehere kur PPSH u transformua ne Parti Socialiste.

Pervec sa u parashtrua me siper lidhur me zhdukjen e doreshkrimeve origjinale te Ditareve e shume shkrimeve te tjera shohim qe nga ndonje stacion televiziv transmetohen fragmente filmash dokumentare nga jeta private e Enver Hoxhes pa marre leje nga familja sic kerkohet ne ligjin perkates per kete lloj dokumentaresh. Nuk eshte fjala aspak per dokumentare qe i perkasin jetes zyrtare politike e shoqerore te Enver Hoxhes.

Para ketyre shkeljeve te ligjeve me humbje tejet te renda per mua si bashkeshorte si dhe per femijet tane rrjedhimisht trashigimtare te ketyre dokumenteve te Enveritune menjehere pas ketij njoftimi publik do ti drejtohem institucionit perkates shteteror Prokurorise se

Pergjithshme te beje punen e saj te hetoje e te zbuloje cfare leshimesh jane bere nga drejtuesit e AQSH dhe te vihet gisht mbi pergjegjesit kushdo qofshin keta direkt a indirekt te brendshem e jo me pak te jashtem te vjeter apo te rinj. Denoncimi i ketyre shkeljeve ne Prokurorine e Pergjithshme do te behet nga djali yne i madh Ilir Hoxha. Familja per kete humbje te madhe do te njoftoj edhe Qendren Nderkombetare te Arkivave anetare e se ciles eshte edhe AQSH.

Zbulimi i ketij akti te shemtuar teper i dhimshem per familjen tone duhet trajtuar jo si nje ngjarje e rastit qe lidhet vetem me nje person kunder te cilit gjate ketyre 20 vjeteve te demokracise eshte hedhur nje mal me balte dhe jane kurdisur shpifje e falsifikime te paimagjinueshme.

Akti i zhdukjes se doreshkrimeve origjinale te Enver Hoxhes nga Arkivi i Shtetit duhet pare si pjese e strategjise antikombetare e antihistorike te pushtetareve demokrate per asgjesimin e cdo gjeje qe i perket se kaluares 50 vjecare perfshi Luften e lavdishme per clirimin e Atdheut dhe pas saj per ndertimin e nje Shqiperie te re te Pavarur Sovrane dhe me nje shoqeri te emancipuar.

Ne kete vit te 100 vjetorit te Pavaresise e krijimit te Shtetit shqiptar Qeveria e Sali Berishes dhe forcat qe e mbeshtesin ate jane ne dileme te madhe si te menjanojne kete periudhe historike gjysme shekullore.

Keta njerez per te mbajtur fort majat e pushtetit qe kane kapur bejne marrezira por sidomos behen te rrezikshem jo vetem per nje rast te vecante a persona te caktuar ata behen gjithnje e me te rrezikshem per tardhmen e Shqiperise e te Kombit shqiptar.

Nexhmije Hoxha
Tirane me 1-02-2012

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›