E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e plote e deputetit Taulant Balla ne Kuvend

Kam dy ndjesi krejt te kunderta ne kete dite

E para ndjehem realisht mire qe emri im eshte perfshire ne kete liste te pjesshme te derguar nga Prokuroria e Pergjithshme per heqjen e tre imuniteteve parlamentare dhe per ti hapur rruge hetimeve te metejshme per protesten e 21 Janarit.

Ne te kundert do te me duhej te pyesja veten tu pergjigjesha zgjedhesve te mi dhe atyre qindra mijera shqiptareve qe protestuan ate dite te zeze ne Bulevard apo qe ndoqen me dhimbje tragjedine nga ekranet e televizioneve se ku ndodhesha une vete ate dite.

Nepermjet heqjes se imunitetit tim parlamentar sot e mot do te kem krenarine politike morale qytetare dhe njerezore qe te them po une isha ne Bulevard.

Ndodhesha perballe zyres se kryeministrit i mbushur me zemeraten e qytetarit ne permbushje te detyres se politikanit per te denoncuar qeverisjen e tij tribale te korruptuar ne rrenje e dege tek e cila jane dhe rrenjet dhe deget e korrupsionit mbytes keqqeverisjes paaftesise rreqethese.

Me 21 janar isha ne Bulevard perballe zyres ku ndodhet gjithe rrenja e helmuar dhe deget e atij sistemi gjigant manipulimi qe nga zgjedhjet e deri tek vrasjet politike per hir te pushtetit politik. Te pushtetit te nje pakice politike qe perfundimisht mori mbi vete dhe mburravecerine e fshehjes mbas armeve te krimit. Po Une isha ne Bulevard nje nga ata dhjetera mijera shqiptare qe enderrojne dhe meritojne nje jete ndryshe nje jete me te mire nje jete normale ne nje vend normal.

E dyta ndjehem keq qe edhe pasi kemi kapercyer dy dekada pluralizem stili komunist i fabrikimit te armiqve i fabrikimit te grupit armiqesor qe kerkon ndryshimin e pushtetit i fabrikimit te fajit dhe mekatit eshte ende gjalle si mendesi si jetesim si vete stili komunist i komunistit Sali qe thote se vdes por nuk dorezohet.

I njejti stil komunist qe protesten e qytetareve qe nuk e duan e konsideron rrethim qe vrasesit i ben heronj dhe qe heronjte e vertete qytetarin e thjeshte kerkon ta lere pa kohen e tij pa shpresen e tij pa te nesermen e tij.

Por nuk ka asnje problem. Aq me pak une nuk kam asnje problem. Sepse une e di mire se qytetaret mbeten. Maskarenjte nuk harrohen. Maskarenjte kujtohen me turp

Grupi im parlamentar me ka autorizuar te them se vota e tij dhe vota ime vetjake eshte nje do te votoj per heqjen e imunitetit tim parlamentar dhe te dy kolegeve Baraj dhe Doshi sepse si politikan dhe qytetar jam teresisht i hapur per te qene nen hetim nga organi i prokurorise se vendit tim per te bashkepunuar me organin e akuzes dhe per ta shfrytezuar dhe njehere kete mundesi qe te deklaroj edhe nje mije here te dalin qytetaret ne Bulevard ne proteste une do te jem aty duke bere ne menyre identike ate cfare bera ne 21 Janar

I vetmi ndryshim ndoshta do te ishte se nuk do te isha me prane me Hekuranin me Faikun me Ziverin me Aleksin sepse dje sot dhe neser une deputeti i Librazhdit Taulant Balla bashke me koleget e mi jemi njekohesisht edhe Hekurani edhe Faiku edhe Ziveri edhe Aleksi. Sepse jemi larg ketij regjimi. Mes te qenit pjese e regjimit dhe viktime e plumbit te tij une do te zgjidhja gjithmone te dyten.

Kolege

Nje vit me pare ne naten e 21 Janarit autobusat qe kthenin ne shtepi protestuesit e Librazhdit u ndaluan ne Krrabe nga policia. Nje pjese e te rinjve u rrembyen dhe u rikthyen mbrapsht ne Tirane u mbyllen ne dhomat e burgimit te komisariateve te policise u torturuan ju mohua e drejta per mjekim dhe mbrojtje ligjore dhe u konsideruan fajtore por pa qene aspak te tille.

Disa prej tyre ju afrua liria me kusht qe te firmosnin deklarata se ishin te paguar nga une per te marre pjese ne demonstrate. Nje djali i ri nga nje fshat i Librazhdit Fatbardhi kishte ardhur vete ne Tirane ate dite pasi kishte shitur tre dele ne treg ne Elbasan. E rrahen dhe e torturuan qe te pranoje se ato para qe kishte ne xhep i kish marre prej nesh. E liruan kur kasapet pa emer te policise gjeten kasapin qe kishte blere delet ne Elbasan.

Nga dimri i vjetshem deri ne vere policia kerkoi per prova kunder meje si dhe ndaj shume prej kolegeve te opozites por nuk mundi te gjeje asgje. Jo per paaftesine e saj qe e karakterizon por thjesht kerkonte diccka qe nuk ekzistonte. E megjithate sot respektoj deri ne fund dhe refuzoj te komentoj arsyet se pse prokuroria e ka firmosur nje akt te tille. Ne te vertete ndjehem i nderuar qe se paku ne gjykimin e policise dhe dyshimin e prokurorise qenkam identifikuar si organizator i asaj demonstrate popullore. Do ta bej serish.

Kohe me pare nga kjo tryeze babezie qe kam pas shpines dhe qe uroj ta leme nje ore e me pare si popull mbas shpines dhe ne listen e turpit jam kercenuar me vdekje. Autori I njejti. Ai qe urdheroi te dalin nga kellefet dhe te shkrehen armet e vdekjes me 21 Janar.

Ai qe hodhi nga goja si gur fjalen fatale hapni zjarr dhe qe tani kerkon te fshehe doren dhe fajesine me presionet qe i ben prokurorise.

Qofte dhe ky detaj me ben qe te shoh ne sy dy vajzat e mitura te Aleks Nikes dy femijet e Hekuran Dedes me ben te shoh ne sy Anen dhe vellain e saj femije te Ziver Veizit qe me ben te mos ul syte para djalit te mbetur te Faik Myrtajt kur ti coj lule ne varrin e parakohshem te vellait te tij.

Sot kam nje kerkese per grupin e deputeteve te partive ne pushtet. Ju lutem Votoni per heqjen e imunitetit tim dhe te dy kolegeve te tjere. Ne nuk na trembni por ndoshta i trembni disi friken Sali Berishes te mbetur pa imunitet perpara historise. I peshperisni ne vesh ne netet e vetmise se tij te gjate ne netet e ankthit te tij makbethian se ka edhe krim te pandeshkuar. Se ai eshte perjashtimi dhe jo rregulli universal se ne nje menyre apo nje tjeter e verteta behet para se te kalohet ne boten tjeter te se vertetes se perjetshme.

Sali Berisha

Ne nuk jemi si ti dhe si matroshkat e tua politike. Dje dhe sot ne nuk u perngjajme atyre qe kane mbyllur ne goje lidhjet tua familjare me tragjedine e Gerdecit. Nuk u perngjajme as atyre qe per te mbuluar vjedhjen e 220 milione eurove mbrohen me procedura. Nuk u perngjajme as atyre qe per te mbuluar fytyren reale te qeverisjes tende qe ben pazare mu ne zyre te shtetit me ze dhe me figure per miliona euro dhe me pas per pese minuta hedhin poshte ekspertizat perendimore duke shpikur ekspertiza nga fusha e druve ne Tirane.

Ne jemi ata qe te dalim perballe ty. Makthi yt nuk buron nga imuniteti jone por nga krimet e tua. Nje popull i tere te akuzon per vrases dhe kush vret njehere qellon serish per te vrare sepse hyn ne ciklin e kriminelit qe nuk ka me qetesi. Nese dikush mendon se duke lene ne imunitetin do te trembemi gabon. Kurre nuk e kemi konsideruar imunitetin si kulle ngujimi. Por nga ana tjeter nuk do te kete kulle politike qe do te shpetoje nga dora e shtetit ligjor ata qe vrane ne 21janar dhe ata qe urdheruan ekzekutimet ne 21 Janar.

Sot edhe mes kolegeve te pozites ka shume prej tyre qe ndjehen te turperuar dhe pse me goje te mbyllur kur kujtojne se qendrimi i tyre ne politike ka vlejtur per te prodhuar miliona per Fazllicin dhe avokaten e tij babai i se ciles eshte avokati i vrasesve. Ndjehen te turperuar sepse e shohin veten qe jane bere mjet ne dore te rrahmaneve qe kane shok cunin e babit qe jane ne nje krah me Lul milionerin dhe familjen e tij.

Sali Berisha

Merre kete cope leter qe e quan imunitet parlamentar. Mos na e kthe kurre Njerezit e lire i mbron vete liria zgjedhja e tyre per te qene te lire. Dhe kur them liria kam parasysh edhe token e madhe te njerezve te lire dhe te forte te pertej Atlantikut te njerezve te lire e te forte te Perendimit qe mendojne se duhet te vendoset drejtesia edhe nese permbyset bota. Sepse na kane mesuar se nje bote pa drejtesi eshte nje bote e permbysur. Ndaj ne kemi mirenjohje te forte qe sot nuk jemi vetem.

Ne nuk do ta harrojme kurre Komisionin Europian edhe presidentin Sarkozi qe denuan te paret vrasjet ne Bulevard. Ne nuk do ta harrojme kurrre mbeshtetjen qe qeveria amerikane i dha hetimit qe diten e pare dhe qe fale saj sot ty te ka ikur zeri dhe figura. Fale zotit je bere i lexueshem per perendimin po aq sa dhe per ne ne Shqiperi.

Ne fund te fjales time dua te te them se jam shume i ri per te bere llogari qe te mbrohem me imunitet ndaj nje krimi qe nuk e kam kryer. Jam krenar per cfare kam bere me 21 janar dhe ndjehem keq qe nuk shpetova dot nga plumbat e tu ata kater qytetare shqiptare.

Ne nuk kemi ccadra pistolete per te fshehur nuk kemi tyta pistoletash qe ti nderrojme me shoferet nuk kemi servera per te fshire dhe as grushta per te nxire syte. Nuk kemi gjak ne duar dhe as makthe ne shpirt.

Kam nje keshille per ty Sali

Merr kurajen dorezo edhe ti imunitetin tend dhe eja me mua para prokurorise. Je ende ne moshe per te perballuar disa seanca pyetjesh. Me vone do ta kesh te veshtire mosha kalon. Sepse e ke te pamundur te shpetosh pa kaluar disa seanca pyetjesh kur te vije ora e te vertetes.
Deklarata ne Kuvend per heqjen e imunitetit 2 shkurt 2012

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›