E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti fjala e plote e deputetit Tom Doshi sot ne Kuvend

Sot une dot votoj per heqjen e imunitetit tem. Ju kerkoj te gjitheve te votoni njesoj si une. Jo sepse jam fajtor. Po sepse du me kontribu me gjithcka di per zbardhjen e plote te krimit qeveritar te 21 Janarit.

Pa asnji dyshim asht kamngulja kryesisht e Sali Berishes e realizume me te tana mjetet qe ai asht msu me perdore perfshire ktu edhe nderhyrjen tek nderkombtaret qe une patjeter dhe me cdo cmim te perfshihem ne hetimin e organit te akuzes.

Kam kene aktiv ne organizimin e demonstrates si cdo deputet i Partise Socialiste. Kam mobilizu protestues ne qarkun e Shkodres per me ardhe ne proteste paqesorehellip

Te nderum kolege

Deshiroj tju shpjegoj ju shqiptareve dhe nderkombtareve kryesisht rolin qe une kam pase me 21 janar.

Pas thirrjes per demonstrate pika e takimit per zonat qe perfaqesonim ishte lane te Stacioni i Trenit per arsye parkimi. Jemi nisur te gjithe bashke rreth 10 deputete ne krye te protestuesve. Kur mrrime te Ministria e Transporteve jane bashku edhe grupe te tjera qe kishin ardhe prej rretheve e prej Tiranet.

Ne bulevard protestuesit ecen me shpejt se na dhe kur une arrita tek kordonat e policise pashe njerez te gjakosun. Ne kete moment turma ishte duke gjujte policine me cadra. U futa mes policise dhe turmes e arrita te krijoj nje korridor mes tyne. Ne kete moment erdhen makinat me uje dhe me gaz lotsjelles qe moren mbare police e protestues. Njerezit u frikesun dhe moren drejtimin mes 2 kullave dhe godines ku asht Gjykata Kushtetuse.

Kur pashe qe njerezit po shkelnin njeni- tjetrin hypa te 2 kolonat e godines duke ju kam ba thirrje njerzve qe te qetesohen. Ne momentin qe po ndihmoja disa njerez qe ishin te rrezum pertoke me plasi nje granate me gaz lotsjelles tek kamet. Sa kalova ne trotuar para 2 kullave me hodhen edhe nje granate tjeter. Ne kete moment fillova te kem veshtiresi ne frymemarrje dhe ne shikim. Kur shkova tek kabina e telefonit para 2 kullave gjendja jeme u randu. Dhe aty me ndihmen e disa shokeve kalova tek lulishta para ambasades ruse. Ktu fillova me e marr vedin e kalova tek ura qe te lidh me Tajvanin.

Me pas u ktheva prape ne Bulevard. Policia kishte ike krejt. Nji grup njerzish vazhdonin e gjunin me gure nji grup tjeter kishte hype te muri i kryeministrise pa tentu te futeshin ne kryeministri. Nje polic kam pa qe ka hape deren e kryeministrise. Dhe me pas erdhi nje makine qe goditi dyert qe ishin pothujse te hapura.

Turma po shperndahej kur degjuam krisma armesh. Koleget me thane qe jane fisheke manover por une u thashe qe nga krismat me duken fisheke luftarake.

Pas disa minutash Gjok Jaku me tha se kane vra Aleksin prej Lezhethellip Me thane qe asht vra edhe nji shkodran. Jam nise menjehere me taksi qe e morem tek Tajvani bashke me Gjok Jakun e Armando Prengen per te shku ne Spital Ushtarak. Aty pyta se kush asht vra prej Shkodret. Per fat te mire nuk kishte te vrame prej Shkodret. Me pas morem vesh se kush ishin te vramet. Aleksi ishte ala gjallehelliphellip

Ne kete kohe erdhi nji djale prej Lezhet dhe me tha qe ka dale Mesila Doda ne televizor e ka thane qe vrasjen e ka ba Tom Doshi bashke me nipin e vet.

Pyeta per Aleksin nese skaneri ishte ba ala takova doktorin e i kerkova diskun e skanerit dhe kartelen e tij. Sepse nuk kisha besim tek doktorat qe po mundoheshin me zhduke gjurmet.

Pas kesaj kam ike tek PS-ja ku pashe ne televizor Doktorin qe doli e tha qe vrasja ishte bere nga afer. I thashe kryetarit te Partise Socialiste Ja ku eshte disku qe tregon drejtimin e qitjes.

Ne kete kohe dolen edhe pamjet e Nees 24 ku dukej qarte gardisti qe gjuante drejt demonstruesve. Mas ktyne pamjeve filmike nuk doli kush ma nga PD-ja me thane qe protestuesit jane vra mes njeni- tjetrithellip.

Ne kete video shihej qarte edhe roli jem ne ato momente mes policise dhe protestuesve. Pra qellimi si perfundim nuk ishte me godite kryeministrine apo me hy ne kryeministri.

Nga sa thashe deri tesh tregon se une kam kene bashke me ta perballe kryeministrise ne 21 Janar. Do jem bashke me ta ne cdo proteste deri kur Sali Berisha te largohet nga kryeministria. Sepse asht kriminel. Asht i pabese me popullinhellip.

Ate dite kam ba cmos me qetsu konfliktimin e tyne me policine. Jam godite me gaz njesoj si ata. Kam ba cmos deri ne fund me i rujte nga plumat e Sali Berishes. I kam vizitu te plagosunit e te damtumit ne spital e neper shpia. I kam ndihmu me mjeke e me ilace kur skam kene deputet. I kam ndihmu sa kam mujte kur jam ba deputet. I kam ndihmu edhe mas 21 Janarit. Do ti ndihmoj tan jeten njerezit e varfen dhe miqte e mi.

Kurre nuk i kam fole kujt per dhune dhe per asi moment ne 21 Janar nuk kam nxit kend per dhune. Kerrkush prej tyne ska ardhe ne Tirane me ba dhune. Kane pas vec cadra parulla dhe mllef per qeverine e per Sali Berishen. Po te mos i kishte sulmu policia me gaz nuk do kishin gjujte as me gure.

Sali Berisha me ka akuzu se desha me u ba Minister i Mrendshem mas 21 janarit. I tham Sali Berishes se as kam dashte e as nuk du me u ba najhere minister. Arsyeja e futjes teme ne politike dhe e marrjes se 2 mandateve deputet nuk ka te baje me ambicien me u ba minister.

Sali Berisha ka shkrujte mbi 100 artikuj ne gazetat e veta duke me qujte kriminel. Te tana shpifje. Ka qysh ne vitin 2005 qe mbush veshet e nderkombetareve me akuza monstruoze kunder meje. Ne menyre sistematike ky njeri ka organizu nje lume trillimesh kunder meje.

Ka fut veglen e vet Agron Kuliqin bashke me do kriminela te tjere ne polici tuj torturu njerez neper burgje per me nxjerre deshmitare te rreme per krime qe une nuk i kam kry kurre. Doli Mesila Doda me 21 janar tuj thane qe bashke me nipin tem paskam vrare protestuesit. Olldashi tha qe kisha pru makinen me automatike Berisha cadra pistoleta.

Por e verteta sot ka dale hapur se pavaresisht mercenareve qe ka perdore vrasesi ktu asht Sali Berisha. Edhe mas 21 Janarit ka ba te njejten gja Jane masakru ne polici protestues shkodrane duke iu thane pranoni qe Tom Doshi ju ka pagu me ba dhune.

Po pse e ban Sali Berisha tan kete lufte me mu Pse e ka inatin kaq shume me mu tuj shpif e akuzu sa here i teket Pergjigja asht e thjeshte Sepse e kam mujt 2 here ne zonen e Shkodres ku ka kujtu se i ka njerezit kamikazet e vet. Sepse PD-ja pavaresisht vjedhjeve

sot ka vec 1 deputet ma shume se PSndashja sepse ne 20 vjet asht msu me e pa PS-ne ne Shkoder me 1 ose 2 deputete. Ky asht inati ma i madh i Sali Berishes me mu. Asht nji nder andrrat e tij qe une te mos jem aktiv ne politike.

Jam tesh 7 vjet ne opozite me kolege te tjere dhe kam pranu damtimin e madh te biznesit tem nga gjobat qe mi ka pre Sali Berisha. Ta harroje Sali Berisha se mund te mposhtin me kto shantazhe qe vetem nji burracak si Berisha kryeminister mund te perdore kunder kundershtareve te vet politik. E vetmja fuqi qe i druhem asht Zoti

Sali Berishen e njof per frikacakun ma te madh qe ka Shqipnia. Vetem nje frikacak asht i pabese.

Dhe vetem nji i pabese si Sali Berisha munet me vra popullin e vet te paarmatosun qe proteston per te drejtat e veta kunder nje qeverie te korruptime sic i ka vra ne 21 janar.

Ai qe coi kriminelet e SHIK-ut me vra Remzi Hoxhen.

Ai qe shkaterroi Shqipnine ne 97-ten.

I paburre e i pabese ma i madh nuk ka dale najhere ne historine e Shqipnise.

E bani rrugen e Kukesit dhe mushi thaset me lek si hajdut ordiner.

Ai qe u fali grekeve 300 km det Shqipnie ma zi se ka ba cdo tradhtar i ktij kombi.

Sali Berisha e ka fajin edhe per provokimin e turmes me 21 janar.

Sali Berisha e ka fajin edhe per pushket qe u qiten kunder turmes.

Sali Berisha e ka fajin edhe per tytat e ndrrume te armeve.

Sali Berisha e ka fajin edhe per serverin e Kryeministrise qe asht fshi.

Sali Berisha duhet me u hetu i pari per krimet qe i ka ba popullit vet.

Po te ishte burre sdo i kishte ba keto faje.

Po ai burre sasht dhe pranej burrnisht une i tham sot se nji dite do pergjigjet per gjithe te zezat qe i ka ba ktij populli.

Gjakun e atyne 4 burrave pa arme prej te cileve edhe pa buke ne shpi Sali Berisha ska me mujte me e ba uje. Si tane diktatoret e Arabise ai ka me perfundu aty ku e ka venin para gjyqit te popullit. E drejta vonon por sharron.

Sa per mu une kam kene ne prokurori per 21 janarin edhe kur kisha imunitet. Pa imunitet ndihem ma i qete se nuk thote dot kush qe Tom Doshi asht deputet pranej nuk hetohet.

Biznesi jem ka kene per nji kohe te gjate me ilacet por ilaci ma i mire ne kete bote asht drejtesia. E une shpresoj qe ky popull ta pije nji dite kete ilac e te sherohet nga padrejtesia masi te hjekin qafe te paburrin e pabese Sali Berisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›