Arkivoli i Mbretëreshës largohet nga Skocia, një avion ushtarak e transporton drejt Pallatit Buckingham

Pas 24 orësh ku qëndroi në Katedralen e Shën Giles, në Skoci, arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II po transportohet drejt Pallatit Buckingham ku dhe do i bëhen nderimet e fundit deri në varrimin e saj.
Transportimi i arkivolit është bërë me avioni ushtarak, ndërsa pritet të mbërrijë në Pallatin Buckingham, ku me qindra njerëz kanë mbushur rrugën në nderim të saj.
Monarkja më jetëgjatë e Britanisë ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në pronën e saj në fshatin skocez në Balmoral.
/rtsh.al/