Arma e re e ushtarëve të Gadafit është viagra
Organizata e njohur për të drejtat e fëmijëve Save the Children raporton se trupat e Gadafit kanë nisur përdhunimet masive, duke mos kursyer as fëmijët. Në një rast është raportuar përdhunimi i një vajze 8 vjeçare. Në raste të tjera thuhet se fëmijët kanë parë se si u vriten prindërit dhe u përdhunohen nënat. Ka raportime të shumta për përdhunime masive nga trupat e Gadafit, që thuhet se janë të furnizuar mirë me viagra. Mjekët në Misrata thonë se kanë kuruar shumë raste të përdhunimeve.