Berisha: As Drini nuk mund ti lajë mëkatet e Ramës
Kryeministri Sali Berisha, në vijim të turit të tij për prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 8 majit, ka qenë në Pukë. Gjatë prezantimit të kandidatit Beqir Arifi të mazhorancës, Berisha ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai do ta kthejë Pukën në një qytet me standarde evropiane dhe me turizëm të zhvilluar.
Do asfaltojmë çdo rrugë nga Fierza gjer në Koman. Do lidhim çdo rrugë të komunës me rrugë komëbtare, dhe ujësjellësa kudo për furnizim me ujë 24 orë, do rindërtojmë një qytet sipas standardeve europiane dhe do bëjmë gjithçka për Pukën turistike- tha Berisha.
Si në të gjitha takimet, Berisha nuk ka lënë pa sulmuar as rivalin e tij, Edi Rama, duke thënë se mëkatet e këtij të fundit nuk i lan dot as lumi Drin.
Nuk kam ndërmend të merrem asnjë sekond të vetëm me sharjet dhe shpifjet e Ramës, se ju garantoj se mëkatet e tij nuk i lan as Drini, ti mbajë për vete se nuk do merrem me to.. do merem me ju.. .me projektet tuaja, ka thënë gjatë fjalës së tij Berisha.