E Diel, 1 Nëntor 2026

Arma pa leje, Gjykata: Shullazi i pafajshëm , 1 vit burg Gilmando Danit

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të pafajshëm Emiljano Shullazin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që shoku i tij Gilmando Dani është dënuar me 1 vit burg për të njëjtën akuzë.

Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u arrestuan nëntor të vitit 2011 pranë parkut autobusëve, shumë pranë vendit ku u vra Arjan Selimi, një tjetër personazh i njohur i botës së krimit.

Në vitin 2009, Shullazi ishte dënuar me 13 vite heqje lirie për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa shumë vepra të tjera për të cilët ai akuzohej nuk u provuan. 

lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›