Berisha: Ministritë të ofrojnë shërbime online, të hartohet manuali i funksionimit
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me kabinetin e qeverisë dhe drejtorët e agjencive që kanë projekte për implementim në fushën e teknologjisë së informacioni, u kërkoi ministrave të kabinetit të ofrojnë të gjitha të dhënat e punës së tyre që posedojnë me qëllim nxjerrjen e tyre online.
Kryeministri Berisha ka kërkuar sot hartimin e një manuali për të shpjeguar të dhënat e hapura.
“Të ngrihet manuali i të dhënave të hapura. Të gjitha të dhënat do të publikohen online”.
Duke folur për implementimin e projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit, Berisha theksoi se këto projekte duhet të ofrojnë garanci për funksionimin e këtij sistemi në një sportel të vetëm.
Sipas tij kjo kërkon vullnet nga të gjitha agjensitë si dhe përcaktimin e të dhënave të hapura që do të jenë pjesë e këtij sistemi. Berisha u kërkoi ministrive të shkurtojnë buxhetin nëse është e nevosjhme, vetëm që të arrihet të realzohet ky projekt.
“Kjo kërkon që ju të shqyrtoni në mënyrë imediate buxhetin për zgjidhjen e domosdoshme që do të bëni në mënyrë që sistemet tuaja të jenë pjesë integrale e projektit të inteprobalitetit” shtoi Berisha.
Ai ka theksuar më tej se do të procedohet me botimin online të raporteve të auditimit duke botuar çdo akt kontrolli pasi është kompletuar procedura burokratike.
“Studim për të gjitha faqet zyrtare të internetit për t`i kthyer në “user friendly”, inspektim të faqeve zyrtare të pushtetit vendor, sepse ka prej tyre që i kanë të ndryshkura” theksoi Berisha.
Sipas Berishës, më imediate për të cilat shoqëria ka nevojë të marrë shërbimin online janë, cdo informacion për maturat të kalojë online, cdo inspektim që iu bëhet gjykatave të kalojë në internet, cdo shërbim për fermerët, e cdo sektori tjetër ekonomik, noterët dhe sistemi i taksës online.
(d.b/BalkanWeb)