Armand Duka rizgjidhet në krye të FSHF

Armand Duka rizgjidhet për herë të tretë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Duka ka marrë 49 vota pro. Kandidati tjetër, Refik Halili ka marrë 15 vota, ndërsa kandidati i tretë, Rudi Vata ka marrë vetëm 1 votë. Në fjalën e tij, pas rizgjedhjes si president i FSHF-së, Armand Duka tha se ka filluar të mendojë për detyrat që presin futbollin shqiptar. "Duhet të kemi sa më shumë rezultate, në kampionatin kombëtar, në afrimin e sa më shumë fëmijëve në futboll. Falenderoj konkurentët dhe i premtoj se do i përfshij në platformën time për të afruar futbollin shqiptar drejt futbollit evropian . Ftoj që së bashku të kontribuojmë maksimalisht për futbollin", tha ai.
Punimet e Asamblesë Zgjedhore u zhvilluan qetësisht. Si në procesin e votimit dhe të numërimit nuk u shënua asnjë incident.
Punimet e Asamblesë Zgjedhore u zhvilluan qetësisht. Si në procesin e votimit dhe të numërimit nuk u shënua asnjë incident.