CIA: Janë vrarë më shumë se gjysma e udhëheqësve të Al Kaedës
Operacionet e fundit të antiterrorizmit kanë çuar në vdekjen e më shumë se gjysmës së 20 udhëheqësve kryesorë të Al Kaedës. një deklaratë e tillë vjen nga Leon Paneta, shefi i Shërbimit amerikan të Zbulimit, ose CIA, bërë publik gjatë një konference në Universitetin e Oklahomës.
Shumica e operacioneve tha Paneta janë kryer në zonat fisnore të Pakistanit, të cilat janë konsideruar si rajone të sigurta për praninë e anëtarëve të rrjetit terorist.
Paneta shtoi se ka tregues që flasin për ndryshimin e taktikave nga Al Kaeda. Kjo e fundit synon dërgimin në Shtetet e Bashkuara të atentatorëve të mundshëm vetvrasës, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje me terrorizmin në të shkuarën e tyre. Paneta theksoi se është i bindur në vendosmërinë e rrjetit terrorist që të eleminojë sa më shumë amerikanë që është e mundur. në deklaratat e mëhershme, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama se Al Kaeda është një rrezik permanent jo vetëm për SHBA-në, por edhe për vendet e tjera të botës, duke përfshirë edhe Europën, dhe duke qenë një rrezik i përbashkët, edhe lufta ndaj terrozimit duhet të jetë e përbashkët.