Armando Broja dëmtohet në miqësore, rrezikon një mungesë të gjatë

Sulmuesi i Chelseat dhe objektivi i AC Milan, Armando Broja mund të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Kjo është ajo që del nga diagnozat e para pasi sulmuesi u detyrua të largohej nga fusha ku blutë dhe Aston Villa po luanin një ndeshje miqësore në Abu Dhabi. Sulmuesin kuqezi e morën me barelë, teksa bërtiste nga lotët e dhimbjes.
21-vjeçari shfaqi një problem me gjurin e djathtë në minutën e 19-të pas një dyluftimi me mbrojtësin kundërshtar Konsa. Broja bëri 18 paraqitje për Chelsean këtë sezon dhe kishte gjasa të largohej nga Stamford Bridge për të marrë më shumë minuta. Priten ekzaminime më të hollësishme, por dëmtimi mund të ndryshojnë sezonin e tij dhe rrjedhimisht edhe merkaton e Milanit.