FIFA zgjedh Orsato-n për Argjentinë-Kroaci

Arbitrat në këtë fazë të Botërorit janë vendosur në qendër të vëmendjes pasi disa skuadra kanë bërë me faj “xhaketat e zeza” për dështimet e tyre.
Por në “Lusail Iconic Stadium” të martën mbrëma në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kroacisë duket se për të dy ekipet nuk do të ketë alibi me arbitrat pasi do të gjykojë Daniele Orsato.
Për italianian kjo do të jetë ndeshja e tretë që do të gjykojë në këtë Botëror pasi më parë gjykoi takimin mes Katarit dhe Ekuadorit si dhe atë mes Argjentinës dhe Meksikës.
Ky vendim i Pierluigi Collina-s, kreu i Komisionit të Arbitrave në FIFA, ka bërë që Orsato të përjashtohet nga kandidatët e mundshëm për të gjykuar finalen e madhe. Collina “ruajti” Orsaton deri më tani pasi e mendonte si të duhurin për të gjykuar gjysëmfinalen hipotetike mes Argjentinës dhe Brazilit gjithmonë nëse “Seleçao” do të kalonte Kroacinë.