Franca, Deschamps: Nuk e prisnim që Maroku të ecte kaq shumë

Franca mendoi se do të gjente Spanjën apo Portugalinë në anën e saj të shortit, por në vend të tyre shfaqet Maroku, surpriza e këtij Botërori. Një kombëtare që e bën armën e saj mbrojtjen dhe praktikisht po e luan garën si në shtëpi falë tifozëve të shumtë që ndjekin Hakimin dhe shokët e tij. Ndoshta francezët tashmë po mendojnë për finalen dhe kjo mund të jetë një problem. Prandaj Didier Deshamps përpiqet t’i mbajë të gjithë me këmbë në tokë.
Megjithatë, trajneri transalpin u beson lojtarëve të tij: “Ne vërtet takuam një ekip të shkëlqyer si Anglia që bëri atë që ishte në gjendje, atletikisht dhe teknikisht. Por ne u përgjigjëm. Është e mrekullueshme që ne arritëm përsëri në gjysmëfinale dhe po e shijojmë”.
Franca duhet të qëndrojë në rrugën e duhur: “Ka cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet dhe një gjendje shpirtërore. Maroku meriton gjithë respektin tonë. Ndoshta nuk ishin pjesë e skuadrave që prisnim deri më tani, por do t’i marrim shumë seriozisht”. Në këtë pikë, skuadra afrikane nuk mund të shijojë më faktorin surprizë.