E Diel, 1 Nëntor 2026

Armando Sadiku shënon sërish për Luganon, ngjitet në kuotën e 15 golave

ZVICER- Gol tjetër i Armando Sadikut për skuadrën e tij, Luganon. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish golin, teksa ka shënuar golin e dytë në përballjen ndaj Kiasos, një ndeshje derbi kjo për shkak të afërsisë gjeografike. Elbasanasi ka gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të ndeshjes, pikërisht në minutën e 87-të, duke qetësuar skuadrën e tij në fitoren 2-0, pasi ishte goli i dytë për Luganon. Ka festuar gjatë me tifozët, si për të thënë se ky gol është pikërisht për ta. 

Lugano është në mesin e renditjes, ndërsa në aspektin personal, Sadiku është ngjitur në kuotën e 15 golave, duke rivalizuar edhe për golashënuesin më të mirë të kësaj kategorie. Duket se ka ndikuar jo pak oferta nga Korinthia e Brazilit, në mënyrë që ai t’i rikthehet golit. Në fund të majit, Sadiku do të jetë futbollisti shqiptar më i përfolur i merkatos, për shkak të performancës së treguar dhe mbarimit të kontratës me Luganon.
(m.a/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›