Venezuela post-Chavez, sot voton për presidentin e ri
Kandidatët për paraardhës të Chavezit janë Nicolas Maduro dhe Enrique Kaprijes
Në Venezuelë sot votohet për të zgjedhur pasardhësin e Hugo Chavez, i cili ndërroi jetë më 5 mars. Dy kandidatët, Nicolas Maduro, krahu i djathtë i Chavez gjatë 14 viteve të presidencës së tij dhe Enrique Kaprijes e permbyllen fushatën duke paraqitur para mbështetësve permbajtjen e programit tw tyre elektoral.
Maduro, që shihet edhe si favorit, mbylli fushatën e tij në qytetin e Trujilos ku premtoi vazhdimin e reformave të Chavez për ndërtimin e socializmit.
Rivali i tij, Kaprijes u ndal tek kriminaliteti dhe korrupsioni në vend.
Në zgjedhjet e tetorit, ai humbi përballë Hugo Chavez, por mundi të sigurojë rezultatin më të lartë për opozitën vendase që si asnjëherë tjetër mori 44 për qind të votave.