Armando Vajushi, transferimi i parë i vitit 2012

/* */
SHKODER, 2 janar 2012 - Armando Vajushi është transferimi i parë i një lojtari shqiptar në një kampionat të huaj per vitin 2012.
Ish-sulmuesi i Vllaznisë nënshkroi për Liteks Lovech, 4 herë kampione e Bullgarisë.
Vajushi, “Lojtari i vitit 2011” në kampionatin shqiptar, do të jetë lojtari i shtatë i huaj në skuadrën bullgare.
Te Liteks Lovech aktivizohen edhe tre brazilianë, dy francezë dhe një serb.
Liteks Lovech pagoi 100 mijë euro për të blerë kartonin e Vajushit nga Vllaznia.
Vajushi, i cili do të përfitojë 130 mijë euro në sezon, do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.
Me Liteks Lovech kanë luajtur më parë, Altin Haxhi (1998-2000) dhe Alban Bushi (1997-1999), madje janë shpallur kampion me klubin bullgar, në sezonet 1997-1998 dhe 1998-1999.
Tre lojtarët e fundit shqiptare që kanë luajtur në Bullgari janë Enco Malindi (Slavia e Sofjes, Spartak Varna), Klodian Semina (Belasica) dhe Ditmar Bici (Belasica).
Liteks Lovech është kampioni në fuqi i Bullgarisë.
Pronari i klubit është Grisha Gançev, administrator Trifon Popov dhe trajner Atanas Xhambazki, por mediat bullgare njoftojne se nga 6 janari do te jete ne bankine, ish-trajneri i Kombetares bullgare, Hristo Stojçkov.
Liteksi renditet ne vendin e 7-te ne kampionatin bullgar me 25 pike, 11 pike larg Lidogorecit kryesues(36 pike), kur ka mbetur edhe faza e dyte per tu luajtur.