E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krsticeviç-Rubio, fituesit me stil te 2011

/* */

TIRANE, 2 janar 2012 -  Kur Misho Kristicevic pasoi Nevil Deden në stolin e Tiranës në javën e 20-të sezonin e kaluar, ish-ndihmësi i kroatit Ilija Loncarevic, ëshfaqi portretin e një tipi të but, madje oportunist, kjo edhe per shkak te rrethanave. Mori nje Tirane ne krize te plote, por ja doli te fitoje Kupen e Shqiperise (fitoi në finale me penallti me Dinamon) dhe ta çoje ne Europa League.

Misioni i kroatit Krsticevic mbaroi me përfundimin e kampionatit, dhe në krye të 24 herë kampionëve dhe 14 herë fituesve të Kupës së Shqipërisë erdhi Hulian Rubio, që solli edhe një risi në kampionatin shqiptar, duke u bërë i pari trajner spanjoll që drejton një skuadër në vendin tonë.

Edhe pse nuk arriti të kalojë turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, ndaj Spartak Trnava të Sllovakisë, Rubio e shkroi emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar Superkupën e Shqipërisë, pasi mundi në finale Skënderbeun (1-0, gol i Balës).

Historia e kampionatit të Rubios është pozitive, duke parë edhe merkaton e dështuar për gjithfarë arsyesh (Situma, Al-Ajmi, Arita, më parë ikën se erdhën), ndërkohë që më parë ishin larguar Hyka, Lila dhe Lilaj.

Me një profil të qetë, por me shumë taktikë, me një grup lojtarësh të rinj, Rubio ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të shkëlqyer harmonie midis lojtarëve. Në 13 javët e para, 8 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, 27 pikë, pesë më pak se Teuta kryesuese, pengu i vetëm i Rubios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›