Armata e Libisë njofton ndërprerjen e luftimeve
Armata e Libisë njofton se do të ndërpresë operacionet luftarake ditën e diele, më 20 mars, në mënyrë që t`u mundësojë forcave anti-qeveritare të dorëzohen dhe të shfrytëzojnë amnistinë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore “Xhana”, e cila shton se sulmit kanë vazhduar edhe përgjatë orëve të fundit në qytetin Axhdabija, pasi forcat opozitare kanë penguar hyrjen e trupave të Gadafit.
Aviacioni libian gjithashtu ka filluar bombardimin e Bengazi, bastion i kryengritësve.