Lumturimi i Papa Vojtilas, zbulohet mashtrimi me biletat

Është zbuluar në Itali një skemë mashtrimi me biletat e ceremonisë së Lumturimit të Papa Gjon Palit II.
Policia e Romës në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë publike të Vatikanit kanë zbuluar një përpjekje për të mashtruar ata që duan të marrin pjesë në ceremoni.
Në një faqe interneti ofroheshin bileta me një çmim prej 166 eurosh, ndërsa hyrja në sheshin e Shën Pjetrit për këtë ceremoni është falas.
Oferta mashtruese është publikuar nga një faqe amerikane por hetimet e kryera nga policia italiane kanë identifikuar një qytetar amerikan i cili ishte i njohur nga inspektoriati i Vatikanit si udhërrëfyes i guidave turistike.