Rezoluta për Libinë, NATO diskuton sot për veprimet

NATO-ja dhe vendet e tjera po diskutojnë sot veprimet e mundshme pas votimit në Këshillin e Sigurimit të rezolutës imponimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.
Britania dhe Franca tashmë kanë thënë se janë të gatshme të "përgjigjen" ndaj vendimit të Kombeve të Bashkuara.
Rezoluta që u miratua me 10 vota pro dhe pesë abstenime, e hap rrugën për intervenim ushtarak në luftën në Libi.
Rezoluta mbështet "të gjitha masat e nevojshme" për t`i mbrojtur civilët, por e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në territorin e Libisë.