Armata e Republikës së Kosovës merr përsipër sulmin në Prishtinë
Prishtinë (start)-Sulmin në Prishtinë i disa ditëve më parë është marrë përsipër nga një organizatë kosovare e quajtur Armata e Republikës së Kosovës. Deutche Welle bën të ditur se pjesëtarët e kësaj organizate kanë kryes sulmin mbi selinë e zyrave ndërkombëtare në qytetin e Prishtinës. ARK-ja ka kërcënuar me sulme të tjera, nëse OKB-ja nuk do të tërhiqet në planin e saj të fundit, të miratuar natën e shkuar në Këshillin e Sigurimit.
Ky grup ka shprehur kundërshtinë për këtë plan, ndërsa ka paralajmëruar sulme të tjera ndaj institucioneve dhe minoritetit serbë atje. Sipas DW, tre gjermanët e arrestuar disa ditë pas sulmit do të lirohen së shpejti. Fillimisht ata u akuzuan si të përfshirë në sulmin me eksploziv.