Faktori politik shqiptar, unik për çështjen e Kosovës
Tiranë (Start) - Forumi për Demokraci dhe Etikë organizoi të enjten një tryezë debati lidhur me situatën delikate ku ndodhet Kosova pas miratimit të planit 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm OKB-së, Ban Ki Moon, nga Këshilli i Sigurimit. Në këtë tryezë kishte përfaqësues nga parti të ndryshme politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Ndër të tjerë, ligjërues ishin edhe Kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Preç Zogaj, ish Kryeministri, Pandeli Majko, ish Ministrja e Jashtme, Arta Dade, politikani i njohur Sabri Godo si dhe kryetari i Grupit Parlamentar të AKR-së në Kosovë, Ibrahim Makolli.
Të gjithë të pranishmit këmbëngulën se i gjithë faktori politik shqiptar duhet të jetë unik dhe të mbajë një qëndrim refuzues ndaj planit gjashtë pikësh. Arta Dade u shpreh se faktori politik në Shqipëri nuk ka diferencë në qëndrime porsa i përket qëndrimit ndaj Kosovës, por bëri thirrje për më shumë angazhim të diplomacisë shqiptare. “Diplomacia e shtetit shqiptar ka qenë e ngathët, mjafton të përmendim faktin se prej muajsh nuk kemi ambasador në Prishtinë dhe Beograd. Ne duhet të jemi më shumë të angazhuar përkrah institucioneve të Kosovës në këtë moment të vështirë,” u shpreh Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Preç Zogaj u shpreh se i gjithë faktori politik shqiptar është unik në përkrahje të Kosovës.
Ai tha se në Parlament pritet të miratohet një rezolutë për t’iu përgjigjur situatës së krijuar në Kosovë. “Natyrisht që ka vend për të bërë më shumë dhe në këtë drejtim, diplomacia shqiptare duhet ta rikonsideroj më shumë këtë situatë”, u shpreh Zogaj. Ish Kryeministri Pandeli Majko u shpreh se kundërshtimi i planit gjashtë pikësh duhet të kundërshtohet fort dhe ër këtë duhet të ngrihet zëri. “Jo-ja në këtë rast duhet të dëgjohet fort. Është e qartë që situata është delikate dhe në këtë momente përpjekjet e Serbisë janë që të ngrijnë shtetin pavarur të Kosovës,” u shpreh Majko. Sabri Godp ishte më i drejtëpërdrejtë në konstatimet e tij. Ai tha se plani 6 pikësh është një goditje në themel për shtetin e ri të Kosvës. “Nëse ky plan do të zbatohet atëherë nuk bëhet fjalë më për një shtet të centralizuar me kontroll në të gjithë territorin, por për një shtet ku Beogradi është ortak me Prishtinën. Një situatë e tillë shfaq rrezikun e një “Serbska Republika” të dytë pas asaj të Bosnjes”, u shpreh Godo. Ai tha më tej se faktori shqiptar nuk duhet të tërhiqet për asnjë centimetër, pasi përgjatë të gjitha negociatave ai është tërhequr. “Nuk ka vend më për rikthimin në bisedime me Serbinë dhe shqiptarët duhet të qëndrojnë fort për të mos u rikthyer pas,” tha Sabri Godo.
Ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli u shpreh se situata në të cilën ndodhemi sot është neglizhuar nga klasa politike e Kosovës. “Ne duhet t’i kishim paraprirë situatës në të cilën ndodhemi, por si gjithnjë ne ndodhemi para faktit të kryer dhe merremi me pasojat. Klasa politike e Kosovës ka treguar herë pas here papërgjegjshmëri për situatat në të cilat ndodhet vendi. Edhe plani gjashtë pikësh është neglizhuar, madje nuk ka pasur fare transparencë deri në momentin ku shohim se ato janë miratuar nga Këshilli i Sigurimit,” u shpreh Makolli.
Arian Galdini, Drejtori Ekzekutiv i Forumit për Demokraci dhe Etikë tha se FDE e organizoi kete tryeze me qellim perforcimin e qendrimit te te gjithe faktoreve politike dhe civile shqiptar kundër planit 6 pikesh te Sekretarit te Pergjithshem te OKB, Ban Ki Mun.
FDE, inkurajon shtetin serb qe te beje njohjen e Pavaresise se Kosoves, dhe ne kete menyre nepermjet Perfaqesise Diplomatike dhe Prishtine, shteti serb te kujdeset per mbrojtjen dhe promovimin e qytetareve Kosovare me kombesi serbe, ashtu sikurse parashikohet ne te gjitha kartat nderkombetare dhe sikurse praktikohet ne te gjitha marrdheniet normal diplomatike mes vendeve demokratike.
Njekohesisht, FDE i kerkon OKB, qe te beje njohjen formale te Pavaresise se Kosoves dhe te beje menjehere pranimin e Shtetit te ri te Kosoves, si anetar me te drejta te plota ne OKB. Cdo eksperiment qe cenon dhe deformon shtratin normal, lokal apo nderkombetar, demokratik, politik dhe ligjor, te funksionimit te shteteve dhe marrdhenieve mes tyre, vetem pershtjellon dhe komplikon opsionet e zgjidhjeve te qendrueshme, dhe u jep jete konflikteve te reja potenciale ne Rajoninin e Trazuar te Ballkanit. Nese Kosova njihet formalisht si shtet i pavarur nga OKB, dhe vetem nese Kosova behet anetare me te drejta te plota ne OKB, atehere mbyllet njehere e mire kapitulli i eksperimentimeve te cilat sforcohen nga nevoja per balanca force politike nderkombetare.
FDE inkurakjon dhe i kerkon me force klases politike shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove, por edhe asaj ne Maqedoni, qe te ngrihet ne lartesine e kerkuar nga ky moment i rendesishem dhe delikat historik, dhe te vendose permbi gjithcka qendresen e madhe dhe koordinimin e domosdoshem per mbrojtjen me cdo kusht te interesave kombetare shqiptare. Republika e Kosoves dhe pacenueshmeria e integritetit te saj territorial duhet te jene mishi dhe fryma e te gjithe aksionit politik, civil dhe diplomatik qe duhet te zhvillojme te gjithe ne shqiptaret, duke filluar nga qytetaret e thjeshte deri tek vendimmarresit.
FDE, inkurajon qe aksioni politik, civil dhe diplomatik te bazohet dhe ndertohet ne nje partneritet te forte me miqte nderkombetare te shqiptareve, lirise dhe demokracise.
FDE, i kerkon klases politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni qe te dale me kurajo pertej interesave dhe levizjeve te ngushta partiake dhe tu shmangen te gjitha kalkulimeve te politikes se dites, por te vendosin interesat e medha Kombetare dhe vlerat e larta Euro-Atlantike drejt te cilave jane kthyer te gjitha vendet qe aspirojne lirine dhe demokracine, ne Alfen dhe Omgen e vendimeve, strategjive, ideve dhe aksioneve te tyre politike.