Arrin në 130 numri i viktimave në Bombei
Bombei - Ka arritur në 130 numri i viktimave gjatë sulmit të para dy ditëve në Bombei të Indisë. Policia njofton se numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë pasi ka të paktën edhe 250 të plagosur. Ndërkohë, policia ka evakuar deri tani 93 persona nga hoteli ''Trident'' në Bombei.