E Diel, 1 Nëntor 2026

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

Policia në Vaun e Dejës ka arrestuar dy persona. Njëri u kap me armë zjarri pistoletë në një lokal, ndërsaq tjetri posedonte një sasi lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak si dhe J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›