E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armë në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, Njësitet e shërbimit korrektues kan konfiskuar një revole.

Fillimisht, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues ka marr informata për ekzistimin e një arme brenda perimetrit të banimit në Qendrën Korrektuese. Më pas drejtori i kësaj qendre, menjëherë ka urdhëruar Njësitin për intervenim në shërbimin korrektues të Kosovës, për fillimin e bastisjeve.

“Bastisja e njësitit për intervenime ka rezultuar me gjetjen e një revole të tipit “Beret” e kalibrit 7.65 mm”, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë në një komunikatë për media.

Sipas Ministrisë, me qëllim të sigurimit që në këtë qendër nuk ka mjete tjera të rrezikshme, është duke vazhduar bastisja.

“Drejtoria e Qëndresë Korrektuese në Dubravë, lidhur me rastin ka njoftuar organet kompetente, Policin e Kosovës dhe Prokurorinë, për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, do të formojë komision të brendshëm për të hetuar futjen e armës brenda perimetrit të banimit të kësaj qendre”, bënë të ditur MD-ja. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›