E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armë në makinën e Ruçit, shoqërohet për pak orë i biri

Përmes një deklarate shpërndarë për mediet, policia e Durrësit bëri të ditur se “rreth orës 18:40, në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi Plepa’ u bë ndalimi me qëllim verifikimi i automjetit tip Volsëagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohën kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policise për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit te mjetit.”

Ledio Ruçi ndodhej nën shoqërinë e Lori Kellollit, 21 vjeç dhe Enel Malajt, 19 vjeç, edhe këto të shoqëruar për në polici pasi në automjet u gjet një pushkë sportive pa leje dhe një pale dylbi.

Pas marrjes në pyetje rezultoi se arma i përkiste shtetasit Lori Kellolli, e në këtë mënyrë policia u detyrua të linte të lirë dy personat e tjerë.

Pas verifikimeve, u pa që Automjeti tip “Tuareg” me targa TR 0141 Z, me të cilin udhëtonin tre të rinjtë i përket deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi./Start/

                                                                                             2012-01-28 08:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›