Rama prezanton sot Kurbanin në Preshevë, nesër në Selanik
PRESHEVE- Kryetari socialist Edi Rama pritet të jetë sot në Preshevë ku do diskutojë me të rinj dhe intelektualë librin e tij Kurban. Po kështu, Rama pritet të bisedojë edhe për situatën më të fundit në Shqipëri dhe Kosovë si dhe zhvillimet në Luginën e Preshevës. Ndërkohë që Rama viziton Preshevën një delegacion nga Lugina viziton Tiranën.
Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka konfirmuar praninë e deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Galip Beqiri dhe kreun e komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi. Pas Preshevës, të dielën kreu i PS do të jetë në Greqi e pikërisht në Selanik ku do diskutojë serish me emigrantët shqiptarë.
Vizita më e fundit e kreut socialist në Kosovë ishte për 28 Nëntorin ku ai u takua me gjithë drejtuesit politikë në vend si dhe presidenten Atifete Jahjaga. Rama është i dyti nga politikanët shqiptarë që vizitojnë Luginën. I pari ka qenë Ilir Meta në mars të 2010.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)