Armëmbajtje pa leje në shtëpi / Arrestohen 2 persona në Krujë dhe Tiranë

Dy persona, një në Tiranë dhe një në Brret të Krujës, janë vënë në pranga nga policia për armëmbajtje pa leje.
Të arrestuarit tjetër, Fatos Lika, 28 vjeç, i janë gjetur një armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohen në 24 orë, si rezultat i punës operative, 2 operacione për ndalimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.
Sekuestrohen 3 armë, 17 kapsolla elektrike, municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike.
Arrestohen 2 poseduesit e sendeve të kundërligjshme.
Si rezultat i shtimit të vigjilencës operacionale në të gjithë territorin e qarkut dhe intensifikimit të punës operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të kryhen nga shtetas që posedojnë ilegalisht, armë, u finalizuan në 24 orë, 2 operacione. Konkretisht:
-Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, arrestuan shtetasin A. Z., 36 vjeç (me precedent penal), pasi iu gjetën në banesë, 2 armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Kontrolli”, arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç, në banesën e të cilit, në fshatin Brret, u gjetën 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar përfshirjen e 2 shtetasve të arrestuar, në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.