Flet autori i vrasjes se 49 vjeçarit / Shkova në shtëpi dhe mora thikën! / Zbulohen detajet e reja

Toni Nake, autori i dyshuar i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat e konfliktit që përfundoi me vrasjen e tij mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë.
Fillimisht, të dy janë konfliktuar me fjalë, ndërsa më pas Nake ka shkuar në banesën e tij, ka marrë një thikë dhe është kthyer në lokal, ku ka goditur disa herë 49-vjeçarin në bark. Në momentin e konfliktit, Kreshnik Cara ndodhej në tavolinë me një mikun e tij.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Toni Nake njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Edhe në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, ai nuk ka qenë i qëndrueshëm në dëshminë e tij, ndërsa ka pretenduar se ishte bullizuar shpesh